Lugina gati për zgjedhjet lokale dha ato parlamentare
Të dielën më 24 prill mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare në gjithë territorin e Serbisë.Heshtja parazgjedhore po mbretëron edhe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ndërkohë në komisionet komunale zgjedhore thuhet se gjithçka është gati për procesin e zgjedhjeve, shkruan Titulli.com.
Në Komisionet komunale zgjedhore në Bujanoc dhe Preshevë ka arrit materiali zgjedhorë dhe gjithçka është gati që zgjedhjet të mbahen të dielën me 24 prill.
Zeçirja Miftari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë thotë se në komunën e Preshevës, të drejtë vote kanë 37474 votues.
“Materiali zgjedhorë është gati me listat zgjedhore dhe është bërë paketimi nëpër thasë”, theksoi Miftari.
Gjithashtu edhe në Bujanoc gjithçka është përgatitur dhe sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhorë në Bujanoc, Fejzi Beqiri numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë me të drejtë vote.
Qytetaët shqiptarë në komunat Bujanoc dhe Preshevë do të mundë të votojnë për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nga ora 7 e mëngjesit të datës 24 prill (e dielë) deri në orën 20:00, ndërsa në komunën e Medvegjës zhvillohen vetëm zgjedhjet parlamentare./Titulli.com/