Reagon “Thirrja” nga Presheva: Ne vehabist apo ju ekstremist?
Lokale

Reagon “Thirrja” nga Presheva: Ne vehabist apo ju ekstremist?

27.Jan.2014 13:37
0
thirrjaShoqata qytetare “Thirrja” me seli në Preshevë ka reaguar sot lidhur me rastin e fundit të vrasjes së shtetasit Norvegjez, për ate se si u raportua nga mediat serbe, duke e etiketuar të ndjerin si vehabist. “Personi që u vra në Stacionin Hekurudhorë në Preshevë më shumë i ngjanë një rokeri hardrock se sa një “vehabisti“. A nuk duken qesharak të bëjnë një lajm që nuk perputhet aspak teksti me fizionominë e një personi! Një vehabist që asnjëherë nuk u pa në xhamia dhe asnjëherë nuk u pa të rrijë me muslimanë”, shkruan shoqata “Thirrja” në reagimin e saj që e transmeton portal Titulli. “Serbia termin vehabist si shpesh po e përdorë për interesa politike. Por, ku është qëllimi i qeverisë serbe, me lajmin bombastik që personi i vrarë ishte vehabi?”, shtron pyetjen kjo shoqatë. [caption id="attachment_103699" align="aligncenter" width="717"]Shtepika ku jetonte me qira viktima Knut Teisnes Stanojevski Shtepia ku jetonte me qira viktima Knut Teisnes Stanojevski[/caption] “Ai lajm duhet ta shpërqendrojë vëmendjen e serbëve dhe gjithë botës pas skandaleve të publikuara për vrasjen e para luftës, ku të rinj serb u vranë vetë nga serbët për arsye politike. U shokuan të gjithë prej këtyre lajmeve, si është e mundur që Serbia të vriste djemtë e saj për arsye politike. Po kjo dorë që mbyti fëmijët e tyre, a thua sa të lehtë e ka pasur t’i mbys shqiptarët pa faj që i konsideronin armiq? Por, sot duhet të përqendrohet vëmendja diku tjetër, një “vehabist“, që aspak nuk duket në fizionomi si “vehabist“, u vra në një far forme si në film aksion”, shkruan në reagim. “Thirrja” sqaron se ata nuk po reagojmë për publikimin e lajmit për një person që është vrarë nga xhandarmëria, por po reagojmë për titullin tendecioz “Vrasja e Vehabiut”. “A doni të thoni se në Preshevë ka grupe vehabiste që janë të rrezikshëm për shtetin? Ju nuk gjetët ndonjë arsye, pos të nxjerrni një person që aspak s’ka pamje të një muslimani praktikantë e ta quani vehabi!”, thekson shoqata në fjalë. “Çka po fshihet pas kësaj, a do t’i bastisni ndonjë ditë shtëpitë e muslimanëve praktikantë, që ua paguajnë taksat shtetërore, shikojnë punët e tyre, kanë punët e tyre normale, janë pjesë e shoqërisë ku askush nuk është i frikuar prej tyre dhe se raportet me popullin janë të mira sepse janë pjesë e tyre, e jo si tentoni t’i paraqitni ju ? A do ta bëni edhe ndonjë skenar të njejtë me “Grupin e Gjilanit” dhe do të arsyetoheni para botës se ne po luftojmë ekstremizimin? Ejani në shtëpitë tona, që prej villave kanë dallim sikur lindja me perëndimin”, shkruan reagimi. [caption id="attachment_103697" align="alignright" width="259"]Viktima, Knut Teisnes Stanojevski (foto: facebook) Viktima, Knut Teisnes Stanojevski (foto: facebook)[/caption] Shoqata “Thirrja” me seli në Preshevë thekson se ne jemi persona me mjekërr që paguajm çdo faturë dhe nuk kemi asnjë dosje të krimit që nga fëmijëria dhe nuk njihemi si njerëz qe kemi bërë krime,dhe nuk frikohemi se kemi bërë gjëra në kundërshtim me ligjin, përpos nëse ju bëni ndonjë inskenim apo montim të radhës. “Ndoshta edhe do të na bastisni, ne ju themi bujrum, por mos na traumatizoni fëmijët. Na dërgoni ftesa, ne vetë ju vijmë në polici, apo ndoshta pa na bastisur s’do të dukemi të rrezikshëm para syve të botës?! Kështu, para dy viteve akuzuat policin që falej, për vehabist dhe më pas e humbi gjyqin (betejën) gazeta ‘Kurir’, sepse nuk patët asnjë fakt ta quani vehabi. Ne nuk jemi Vehabi, pavarësisht pse ju na thoni, ne jemi musliman praktikant. Turp për juve, turp që mbytët fëmijët tuaj me dorën tuaj. Por, këtë turp mos u mundoni ta shlyeni me shpërqendrim të vëmendjes kah Lugina e Preshevës”, thuhet në reagimin e shoqatës “Thirrja” me seli në Preshevë, të nënshkruar nga kryetari i saj Valdet Kamberi./Titulli.com/
Bujanoc: Pjesë të Manastirit “Prohor Pcinjski” bëhen shkrumb (foto)
Bujar Sopi nga Bujanoci, doktori që hyri në librin prestigjioz “Who is Who in the World 2014”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration