Bujanoc: Nagip Arifi pret në takim ministren nga Kosova Donika Gërvalla (foto)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës.
U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.