Deputetët Kamberi dhe Beqiri takuan ministren Gërvalla në Bujanoc
Deputetët shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Nadije Beqiri, kanë pritur sot në takim ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila qëndroi për vizitë në Luginë të Preshevës.
Kamberi ka thënë shkurt se me Gërvallaën janë diskutuar për çështjet politike në Luginë të Preshevës dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të mëtejmë, transmeton Zeri.info.
“Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Grvalla-Schëarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi.