Bujanoc: Enver Ramadani pret në takim ministren nga Kosova Donika Gërvalla (foto)
Kryetari i kuvendit të komunës së Bujanocit, Enver Ramadani ka pritur ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Postimi i plotë në Facebook nga Enver Ramadani:
Sot gjatë ditës pata kënaqësinë ta takoj Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke filluar nga pasivizimi adresave, mos pranimi diplomave,zhvillimi ekonomik dhe mos integrimi I shqiptarëve në organet shtetërore.
Morëm besimin e plotë që Qeveria e Kosovës e njëherit ministrja në fjalë do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke I adresuar në instancat me të larta.
Gjithashtu iu falënderova edhe për ndihmën financiare për Luginën e cila do jetë gjë shtysë dhe shpresë për qytetarët tanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ministrja Gërvalla premtoi edhe bashkëpunimin dhe binjakëzimi e KOMUNËS së Bujanovcit me Komunat e R. KOSOVËS të cilat kan ndikim ekonomik me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik në Bujanovc përmes binjakëzimit.
Bashkë mundemi dhe bashkë ia dalim gjitha sfidave!