Kërkohet zbatimi i Rezolutës për Luginën
Lokale

Kërkohet zbatimi i Rezolutës për Luginën

03.Jul.2013 22:53
0
Që nga  6 qershori i këtij viti kur Kuvendi i Kosovës, me 74 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim kishte miratuar Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Vatra-gjilan-harta-kslNga koha e votimin e deri më tani nuk është bërë asgjë në fillimin e implementimit të kësaj rezolute dhe të këtyre pikave, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetaret  e dëbuar nga Lugina dhe pjesa tjetër që jeton në këtë rajon. Shoqata“Vatra” ishte iniciuese e kësaj rezolute dhe bashkëformoluese e këtyre rekomandimeve me deputetët e parlamentit të Kosovës. Pikat e rezolutës, të cilat u votuan, kërkonin përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e shpërngulur nga Lugina, mbrojtjen e të drejtave të tyre në Luginë, hapjen e një universiteti publik në atë pjesë dhe kërkesa të tjera. Sipas komunikatës së “Vatrës”, kjo rezolutë urgjentisht duhet të fillojë së zbatuari, pasi që diskriminimi dhe shtypja po vazhdon në Kosovën Lindore, dhe kjo gjendje duhet të fillojë të stopohet menjëher e Kosova si shtet,  të fillojë të alarmoj opinion ndërkombëtar për këto probleme. “Jetike është zgjidhja e statusit civil për qytetarët e dëbuar, e që tani jetojnë dhe veprojnë në Gjilan dhe qytete tjera të Kosovës, pra është procesi i paisjes së qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me dokumentet e identifikimit”, thuhet në komunikatë. “Një numër i madh i qytetarëve tash e 14 vite nuk u  paisën me dokumentet e identifikimit të Republikës së Kosovës, e si pasojë e kësaj shumë të rinjëve  iu pamundësua dhe po i pamundësohet shkollimi, punësimi, kurse të moshuarve pensioni dhe jeta e dinjitetshme”, thotë “Vatra”. Me këto rekomandime Qeveria e Kosovës obligohet që t`i zgjidh këto probleme dhe të fillojë paisjen  me dokumente të identifikimit për këta qytetarë, e numri i tyre është me qindra. Kjo shoqatë me seli në Gjilan vlerëson shumë e rëndësishme edhe suspendimin e taksës diskriminuese, e cila taksë Kosovën Lindore e ka shndërruar në regjionin më të izoluar në rajon, si nga Serbia po ashtu edhe nga Republika e  Kosovës, e kështu po pëson vetëm popullata shqiptare, ngase serbët edhe ashtu nuk kanë paguar asnjëherë, sepse kanë tabela të dyfishta. “Që të jemi më konkret, kërkojmë nga Qeveria të filloje së zbatuari ato rekomandime që janë të prekshme për popullatën e asaj pjese, e ato nuk janë të paarritshme, po të ketë vullnet të mirë”, thuhet në fund të kumtesës së “Vatrës”./Titulli.com/

 

Bujanoc: Aksident me pasojë vdekjen (foto)
Letovica me ujësjellës dhe rrugë të asfaltuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration