Situata e rëndë në Luginë shqetëson Kosovën
Lokale

Situata e rëndë në Luginë shqetëson Kosovën

12.Feb.2013 21:58
0
“Gjendja e rënduar e jetës së qytetarëve në Luginë të Preshevës na shqetëson me të vërtet shumë neve këtu në Kosovë, të themi se brengosemi për ju atje besoj se do t ishte e padrejtë dhe e pa përgjegjshme, por besoni se po punojmë në atë drejtim që ti shfrytëzojmë mundësit aktuale të cilat të cilat tani për tani janë reciprociteti dhe kërkesat mbi atë parim, Kosova është në një fazë ku është problem të vej kushte, por nuk do të thotë kjo se neve nuk duhet të na interesojë për juve atje” tha ndër të tjera kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit edhe kryetarë i Komunës së Prishtinës,  Isa Mustafa gjatë takimit me kryetarin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore Xhelal Mehmeti.   Në një takim i cili u zhvillua në Komunën e Prishtinës mes kryetarit Isa Mustafa dhe Xhelal Mehmetit kryetarë e FHKL, ky i fundit e njoftoi Mustafen rreth aktiviteteve 15 vjeçare të FHKL që nga themelimi I saj tash e 15 vite e deri sot ku tha se kishin ndihmuar shumë aksione të rëndësishme për çështjen kombëtare jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe në gjitha vendet shqiptare ku është lypsur nevoja. Mehmeti elaboroi gjendjen aktuale sociale në Luginë të Preshevës ku tha se gjendja është më alarmante se që duket, nuk janë problemet politike ato të cilat janë të vetmet në Luginë. Sipas Memetit  është e pamundur të mbulohen të gjitha kërkesat e qytetarve dhe politika represive sa vjen e shtohet Në anën tjera kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa është shprehur se shqetësimet janë shumë të arsyeshme dhe të kuptueshme dhe ka porositur që  Fond Humanitarë të vazhdoj  punë e bërë deri tani dhe  mision “gurë gurë, bëhet mur”. “Jam optimist se shumë shpejt do të vije në konsideratë çështja e Luginës së Preshevës dhe do të punohet më me përkushtim në përmbushjen e kërkesave të cilat nënkuptojnë reciprocitetin mes pakicave dhe të drejtave të tyre të cilat ua garanton kushtetuta e Republikës së Kosovës, që ato  të drejta ti garantojë edhe shteti Serb shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, deklaroi Mustafa./Titulli.com/  
Serbia nuk e lejon Abetaren unike në Luginë
Bombë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration