Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit kanë filluar sot punimet në përgatitjen për asfaltim të rrugës rurale me gjatësi 270 metra dhe gjerësi katër metra.
Fillimin e punimeve nga afër e kanë përcjellë përfaqësuesit e Drejtoratit për Ndërtim dhe shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti me këtë rast tha se “pasi instaluam rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit në vitin e kaluar, këtë vit po bëjmë përgatitjet për asfaltim e kësaj rruge e cila i plotëson të gjitha normat për qarkullim të lirë të qytetarëve”.
Punimet në këtë rrugë me vlerë 3 milion e 100 mijë dinarë do t’i kryejë kompania “Saba Bellça” nga Presheva.
Sipas Halitit punimet deri në asfaltimin e kësaj rruge do të përfundohen në afat prej 10 ditëve, apo më së largu deri në festën e Bajramit.
Me asfaltimin e kësaj rruge edhe fshati Bilaç, si shumë fshatra të tjera të komunës së Bujanocit, po kompleton infrastrukturën rrugore./Titulli.com/