Nga dy pishinat në ambient të hapur dhe një në ambient të mbyllur që janë në komunën e Preshevës, frekuentimi nga qytetarët është mjaftë i vogël.
Ka kaluar gjysma e muajit korrik, por temperaturat nuk i ngjajnë aspak sezonit veror. Këto temperatura nga njëra anë dhe muaji i shenjtë i Ramazanit nga ana tjetër kanë bërë që shumë pak të shfrytëzohen pishinat në ambient të hapur “Keka” në Preshevë, dhe “Aqua Park” në fshatin Raincë.
Në këto pishina numri i vizitorëve është mjaftë i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa edhe atmosfera nuk është e mirë.
Por ndryshe nga pishinat në ambient të hapur, vizitorët më tepër pëlqejnë që të shfrytëzojnë pishinën në ambient të mbyllur “Princeza” afër fshatit Leran.
Në këtë pishinë e cila është e vetmja në ambient të mbyllur në Luginë të Preshevës ditët vërehet se i kalojnë edhe bashkatdhetarët që gjenden për pushime në familjet e tyre, ndërsa edhe pronari i kësaj pishine është i kënaqur me frekuentimin nga ana e qytetarëve.
Për dallim nga vitet e kaluara, vera e këtij viti është jostabile dhe me shumë ndryshime të temperaturave çka është faktori kryesorë për mos frekuentim të madh të qytetarëve në pishinat ekzistuese në komunën e Preshevës./Titulli.com/