Lokale
Serbi: Shqiptarët e Luginës shtohen më shumë dhe vdesin më pak
Kryetitujt më të shpeshtë të shkrimeve-analizave në gazetat, në mjetet elektronike të informimit, portalet serbe janë:“Do të jemi pakicë kombtare në Serbi, Në Serbi janë të zbrazura 1600 fshatra, Nataliteti më i keq në Evropë: Serbët zhduken brebda 500 viteve”?!, Populli serb ngadal vdes përshkak të mortajës së bardhë, Beograd: Katër varrime një pakëzim, Çdo e katërta femër serbe nuk është nënë, Familje tri herë më pak, qdo e treat pa fëmijë, Fshatrat me më pak se 10 banorë, Nataliteti: djepat i kan mbuluar marimangat, Nataliteti: ndihmë për fëmiune tretë, Vojvodina: Çdo tre vjet nga një komunë më pak, Ndihma në luftë për pasardhës, Regjistrimi- nataliteti brenga në e madhe e Serbisë, U zhduk edhe një qytet, etj..”
Ndër kryetitujt e fundit , nëse nuk ka dal edhe ndonjë tjetër është :
“Serbia brenda vitit më e vogël për 60 000 banorë”
Një qytet i madhësisë së Zajeqarit u zhduk gjat vitit të kaluar. Të dhënat e fundit mbi statistikat vitale në Serbi të cilat i publikoi dje Enti i Statistikave të Serbisë , tregojnë se përshkak të shtimin negative natyrorë dhe largimit nga vendi, numri i popullësisë ka rënë pothuajse për 60,000 banorë.
Grafikoni i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kishte treguar rënje në Vojvodinë (nga viti në vit gjithnjë e më pak banorë), ndërsa në vitet e 90 një tren i tillë u përhap në tërë Serbinë dhe ka treguar gjithnjë rënje. Shifrat e fundit tregojnë se popullsia në Serbi në vitin 2012 ishte më i vogël për 59.879 banorë se sa kishte në vitin 2011.
Shpopullimi i territorit ka vazhduar edhe për shkak të migrimit, gjegjësisht shkuarjes së pandërprerë jasht vendit, kryesisht njerëzve të rinj. Është vlerësuar se në dekadën e fundit janë larguar nga Serbia për çdo vit përafërsisht nga 15.000 njerëz.
- Ky e migrim do të vazhdojë të paktën deri sa të hyjmë në Bashkimin Evropian - tha për "Blic" Nikitoviq Vladimir, demograf , bashkëpunëtor shkencorë i Qendrës për Kërkimeve Demografike në Instituitin e Shkencave Sociale në Beograd.
Statisticientët kanë vlerësuar se numri i popullsisë në këtë moment është rreth 7.2 milion, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm (ska si të jetë ndryshe, v.j.), regjistrimi i ardhshëm do të tregoj rënje, e cila do të jetë nën gjashtë numri i popullësisë në Serbi në regjistrimin e ardhshëm do të jetë nën gjashtë milionë,vlerëson Nikitoviq, shkruan “Blic”
Vlerësimet, shtoi ai, të cilat janë bërë tregojnë se deri në vitin 2050 popullësia në Serbi deri atëherë do të zvoglohet për dy milionë të tërë!
Vlenë të theksohet se nataliteti është më i lartë kryesisht në Tutin, Novi Pazar, Sjenicë ( të banuara me popullsi kryesisht boshnjake-myslimane shumica me prejardhje shqiptare) dhe Preshevë ( e banuar pothuajse ekskluzivisht me shqiptarë), ndërsa në veri të Serbisë në komunën e Beogradit-Zvezdara për shkak të prëzencës së madhe të popullësisë rome dhe kryeqyteti i Vojvodinës, Novi Sad , ku janë përqëndruar popullata vitale e Vojvodinës.
Shkalla e natalitetit në Serbi është 9.3 ‰ (promila apo 9.3 lindje në 1000 banorë gjat vitit), ndësa shkalla e mortalitetit 14.2 ‰ ( apo 14.2 vdekje në 1000 banorë gjat viti), çka do te thot se shtimi natyrorë është -4.8 ‰ (pra shtimi është negative).
Shkallë më të ulët të natalitetit në Serbi kan komunat : Crna Trava -2.5 promila, Svrlig -4.7 promila. Ndërsa shkallë më të lartë të natalitetit kan komunat: Tutin 17.9, N. Pazar 15.2 , Sjenicë 14.0 dhe Presheva 13.6 promila.
Shkallë më të ulët të mortalitetit ka komuna e Bujanocit 10.0, Preshevës 9.5, Sjenicës 8.8, N Pazarit 8.1 Tutinit, 7.2 promila. Ndërsa shkallën më të lartë të mortalitetit kan komunat: Gaxhinhan 29.o promila, Rakovac 26.5, Crna Trava 28.6 promila,etj.
Sikur mos të ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe të Kosovës Lindore (Presheva e Bujanoci) të cilat pothuajse janë të vetmet komuna që kan shtim pozitiv, atëherë ku kishte me qenë Serbia ?/Ismet Azizi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!