Bardhyl Osmani (komandant Delta), hero i Luginës!
Vështrime

Bardhyl Osmani (komandant Delta), hero i Luginës!

14.Jun.2014 17:38
0

Bardhyl Osmani-Komandant Delta flijoi jetën për lirinë e trojeve të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), për t’u bërë i pavdekshëm!
Shpirti i Tij i sinqertë dhe i pastër dhe zemra e heroit të gatshëm për sakrifica deri në flijim për atdhe e për Vatan, e karakterizojnë këtë figurë të madhe të Shqiptarisë, i cili ka zënë vend në faqet më të ndritura të historisë tonë të shumëvuajtur, por edhe të lavdishme kombëtare.

Shkruan: Nehat Hyseni

Bardhyli ishte një djalë shumë i edukuar, i qetë, i sinqertë dhe shumë inteligjent. Rjedh nga një familje bujare dhe shumë e respektuar Preshevare. Babai i tij, profesori im i respektuar dhe shumë i dashur Bejtulla Osmani, gjithmonë na ka këshilluar dhe edukuar për atdhedashuri dhe mirësi.

Po ashtu edhe xhaxhai i tij, i shumë respektuari dhe i dashuri prof. i ynë Osman Osmani.

Komandant Deltën, ashtu si edhe Komandant Preshevën (Rabit Rexhepin) i karakterizonte një modesti e parëndomtë, një sinqeritet, realizëm, e mbi të gjitha disiplina e ushtarakut të mirëfilltë, të cilët ishin të gatshëm në çdo kohë t’i shërbenin kauzës kombëtare, duke respektuar si askush tjetër vlerësimin e situatës politike nga lidershipi dhe organizimi ynë politik dhe duke nxjerrë nga ajo me profesionalizëm të paparë, detyrat ushtarake të tyre.

Këta nuk lejuan që ndonjëri nga ushtarët e njësive të tyre të rrezikohet në asnjë moment!

Përkundrazi, rrezikun ata e merrnim mbi vete, duke u vënë si mburojë për t’i mbrojtur ushtarët e vet si bijë të tyre, apo si themi ne “si klloçka zogjtë e vet”!

Bardhyl Osmani kujtohet me dashuri dhe respekt nga të gjithë!

Ai skaliti shtigjet e lirisë së Luginës, të cilat do të ndiqen nga të gjithë ne me devotshmërinë dhe përkushtimin ndaj ardhmërisë që na e la Bardhyli amanet!

Lavdi i qoftë Bardhylit-Komandant Deltës, Hero i Shqiptarisë!

Jemi krenarë që të patëm dhe pikëllimin që Të humbëm shumë herët, sadopak na shuan krenaria për veprën e madhe dhe namin që Ti la pas.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Veprën dhe jetën Heroike të Bardhyl Osmanit-Komandant Deltës dhe shokëve të Tij!!!

Përfaqësimi i Luginës në Kuvendin e Kosovës domosdoshmëri
Zgjedhjet e Kosovës dhe Luginasit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration