“Bajram Party”, haram
Lokale

“Bajram Party”, haram

15.Aug.2012 15:24
0
Organizimet e ahengjeve me rastin e festës së Bajramit janë të ndaluara, thonë udhëheqës të institucioneve fetare. Si në vendet e rajonit, po ashtu edhe në Luginë me rastin e festës së Bajramit organizohen ahengje nga lokale të ndryshme. Këto organizime vlerësohen gjynahe. “Në vendin tonë është bërë traditë që rinia të shkojnë në ahengje të ndryshme. Kjo është e ndaluar sepse nga një sevap i madh që kanë fituar gjatë muajit të shenjët të Ramazanit do të futen në gjynahe. Mbrëmjet mbahet me muzikë dhe pije alkoolike, gjëra këto të ndaluara nga Zoti”, i tha Titullit sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sevder Bajrami. Përveç kësaj problematike, Sevder Bajrami shpjegoi se kujt i takon më shumë festa e Bajramit. “Festa e Bajramit duhet festuar nga të gjithë myslimanët, por më me vlerë është për ata që kanë agjëruar. Kjo festë simbolizon një gëzim dhe shpërblim te besimtarët pas një periudhe një mujore agjërimi”,tha sekretari i cili njëherit është imam i xhamisë së Strukarëve në Tërnoc. Për të qenë i plotë agjërimi besimtarët duhet të japin edhe vitrat, që sipas sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, 80 për qind e shumës së përgjithshme që mblidhet i ndahet të varfërve, ndërsa pjesa tjetër mbetet për nevojat e institucioneve të Bashkësisë Islame./Besa Ramadani/Titulli.com/
Praktikantet, sa kanë mësuar të sillen me pacientë?
Krasniqi: I kemi hy në hak Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration