Praktikantet, sa kanë mësuar të sillen me pacientë?
Lokale

Praktikantet, sa kanë mësuar të sillen me pacientë?

15.Aug.2012 20:18
0

Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc një numër i madh i nxënësve të drejtimit të mjekësisë mbajnë stazhin dhe praktikën, ndërsa sjelljet e tyre me pacientë janë të ndryshme. Nxënësit që e kanë përfunduar shkollën e mesme dhe që njihen si stazhist, si dhe ata që ende janë duke e vijuar arsimin e mesëm në shkollën “Sezai Surroi”, drejtimi i mjekësisë, që janë praktikantë, kanë sjellje të mira, por nganjëherë edhe jo të përshtatshme për një institucion shëndetësor. Me këtë qëllim Titulli ka vizituar shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ku ka pyetur zëvendës drejtorin e këtij institucioni Reshat Sulejmanin se çfarë sjellje kanë këta nxënës që në të ardhmen synojnë të jenë mjekë ? “Sjellja e tyre është e shkëlqyeshme, ndërsa edhe vijimi është i rregullt”, ka thënë me këtë rast Sulejmani. Motra kryesore në këtë shtëpi shëndeti, Nora Faiku sjelljen e stazhistave dhe praktikanteve e ka parë me një sy më kritik. “Sa i përketë sjelljes së stazhistëve dhe praktikanteve ndaj pacientëve kërkon më shumë kujdes”, nënvizoi Nora Faiku, e cila e rezervuar thotë se sjellja e deritanishme ka qenë e mirë. Ajo që është brengosëse e që është vërejtur nga gazetarët e Titullit, janë sjelljet e papërshtatshme të disa motrave ndaj pacientëve, sidomos rreth sqarimeve për barnat e rekomanduara nga mjeku. “Më ndodhë shpesh që barnat që mi shkruan mjeku të kërkoj ndonjë sqarim nga motra në kartotekë edhe ajo nuk më jep sqarime, vetëm sa ma shpejt me më largu”, u prononcua për Titullin një paciente me kusht anonimiteti. Mirëpo, nuk është gjithmonë kështu, ka edhe shumë prej tyre që janë të kënaqur me shërbimin që i ofrohet, sidomos të motrave që kanë një përvojë të gjatë në kartotekë. Praktika dhe stazhi mbahet në reparte të ndryshme si në: kartotekë, në medicinën e punës, dhe reparte të tjera, në varësi të drejtimit të nxënësit. Pasi nxënësit të kryejnë stazhin dhe praktikën, i cili zakonisht zgjatë nga 1 deri në 6 muaj, këta nxënës nuk pajisen me vërtetime, përveç në rastet që kërkojnë shkollat./Miranda Nevzadi/Titulli.com/
Mustafa: Veriu të kushtëzohet me Luginën
“Bajram Party”, haram
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration