Krasniqi: I kemi hy në hak Luginës
Lokale

Krasniqi: I kemi hy në hak Luginës

15.Aug.2012 11:54
0
Partitë opozitare duhet t’i bashkohen “karvanit të bisedimeve”, nëse duan që t’i parandalojnë të këqijat dhe të kontribuojnë për të mirën e Kosovës. Në të kundërtën, ato s’do të kenë të drejtë të ankohen për rezultatin e bisedimeve. Kështu ka thënë të martën kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një intervistën për “Zërin”. Ai është shprehur i sigurt se gjatë bisedimeve politike me Beogradin zyrtar, veriu nuk do të jetë temë e bisedimeve, por nëse kjo çështje hyn në mënyrë “klandestine” atëherë do të bisedohet në një segment me Luginën e Preshevës. Krasniqi po ashtu tha se Kosova i ka hyrë në hak Luginës së Preshevës. Demarkacioni i kufirit, dëmet e luftës, fati i të pagjeturve, sipas tij, janë disa nga temat që do të mund të bisedoheshin gjatë bisedimeve të ardhshme. Ai thotë se PDK-ja nuk frikësohet t’i hyjë këtij procesi e vetme, por thekson se këtë gjë nuk ia dëshiron partisë së tij./Titulli.com/
“Bajram Party”, haram
Fillon asfaltimi i disa rrugëve në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration