Avari në sistemin e ujësjellsit, qyteti pa ujë. Problemi po skanohet nga puntorët e NP “Komunalia”
Sipas Drejtorit Teknik, Ilir Taipi në Ndërmarrjen Publike “Komunalia” në Bujanoc sot ka ndodhur një avari në rrjetin e ujësjellsit në rrugën Karagjorgje Petroviq afër Ndërmarrjes publike “Komunalia”.
"Puntorët janë duke e skenuar problemin në fjalë, por për shkak të pamundësisë për ndaljen e ujit vetëm në atë zonë i gjithë qyteti nuk do të ketë ujë të pishëm deri sa të rregullohet gypi i cili ka probleme", tha ia për Titulli.com.
Sipas Taipit qytetarët nuk do të kenë ujë të pishëm afërsisht deri nga ora 12 e ditës sotme.