Lokale
Në Mutivodë të Medvegjës do të fillojë zbatim i plotë i IBM-së
Në kohën kur punët teknike kanë përfunduar, në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Komunës së Prishtinës dhe Medvegjës, në Mutivodë, pritet që shumë shpejt të fillojë zbatimi i plot i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM)
Zbatimi i plotë i IBM-së në Mutivodë të Medvegjës pritet të fillojë më 30 prill, kështu thonë burimet e portalit medvegja.net brenda administratës së Komunës së Medvegjës.
Në Mutivodë, Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të kufirit ka filluar më 28 shkurt, mirëpo nuk është duke u zbatuar plotësisht pasi këtë pikë kufitare mund ta shfrytëzojnë vetëm shtetasit e pajisur me dokumente të Serbisë, por jo edhe ata që posedojnë dokumente identifikimi të Kosovës.
Pika kufitare në Mutivodë lidhë Kosovën me Serbinë, respektivisht nëpërmjet kësaj pike kufitare lidhet Medvegja me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, që nga Komuna e Medvegjës ka një largësi prej 57 kilometrave.
Vlen të theksohet se ditë më parë, në vizitë të kësaj pike kufitare ishte zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!