Arkitekti nga Bujanoci reagon ndaj intervistës: "Pse jam antiverior dhe antimusliman"
Ishin mesi i viteve të 90-ta kur si student i vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës pran Politeknikut të Tiranës u ballafaqova për herë të parë me historinë e Arkitekturës Shqiptare, (mendoj atë të Shqipërisë) pasiqë në Kosovë informacionet për të mungonin totalisht.
Shkruan: Arber Sadiku;
Fatkesësisht e gjithë kjo histori ishte e përmledhur në dy vëllime të botuara në vitet e 80-ta, ku të dyja bashkë nuk kalonin volumin prej 500 faqesh të shkruara me makinë shkrimi dhe me disa fotografi bardh e zi tek të cilat vështirë se mund të përceptoje gjë nga objektet e paraqitura. Në të gjithë këtë material nuk mund të gjeje asgjë për modernizmin shqiptar të para dhe pas luftës së dytë botërore e që çuditërisht nuk përfshihej as brenda kurikulës së fakultetit të arkitekturës. I apasionuar qysh si student pas modernistëve si: Walter Gropius, Le Curbusier, Mies VanDer Rohe etj, influencimi i të cilëve kishte arritur deri tek objektet të cilat formësonin pejsazhet urbane të qyteteve me të cilat kisha përvoja të afarta direkte si fëmijë dhe adoleshent, siq ishin: Prishtina, Shkupi, Beogradi, Zagrebi, etj., më interesonte të dija diq më tepër për ndikimin e tyre edhe në Shqipëri. Nga bisedat me disa bashkëstudent dhe profesor lidhur me këtë temë, mësova për arkitektët si: Qemal Butka, Dhimitër Dhespoti, Petraq Kolevica, Skender Luarasi, Sokrat Mosko, Valentina Pistoli, Anton Lufi, Besim Daja, Kristo Sotiri, Enever Faja, e në mesin e tyre edhe për arkitektin Maks Velo. Pallati i tij me kuba në rrugën e Dibrës dhe objekti i shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, më intriguan dhe më bënë të gjurmoja edhe më shumë rreth tij. Më vonë gjeta edhe disa botime të tij me prozë dhe poezi si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut". Gjithashtu më rastisi të lexoja edhe disa reagime të tij në shtypin ditor të Tiranës rreth masakrës urbane, apo më mirë të themi mjedisore, që po ndodhte atë kohë anë e kënd Shqipërisë, reagim të cilën atëbotë rrall kush i bënte publikisht. I gjithë ky mozaik informacionesh më komletonte dalngadal figurën e një arkitekti intelektual ashtu siq e kisha menduar gjithmonë, e që deri atë kohë nuk e kisha gjetur ndër shqiptar. Natyrisht kjo më bënte të ndihesha mirë.
Të gjithë këtë reflektim retroaktiv më nxiti të bëja intervista, tashmë e kolegës Velo, e botuar në revistën "Mapo" të datës 6 shtator 2014 e titulluar "Pse jam antiverior dhe antimusliman", intervistë e cila nuk më ngjante të ishte bërë nga i njëjti personalitet që kisha formuar në bindjen time dikur. Intervistën e lexova dy herë, sepse në të parën herë duke kaluar nga shkronja në shkronjë e nga fjala në fjalë aq u turbullova saqë fillova të mos kuptoja asgjë. Nuk u turbullova nga ajo se kundrejt kujt ishte rreshtuar Maksi anti por nga kriteret të cilat kishte përzgjedhur për tu rreshtuar anti.
Duke qenë se pas përfundimit të studimeve bazike në Tiranë, kam vazhduar studimet posdiplomike në Beograd ku afërsisht më është dashtur të kaloj periudhë të njëjtë kohore sa ajo në Tiranë, më ka bërë të njoh këto dy realitete shoqërore afërsisht njëjtë. Nga ky këndvështrim mund të konstatoj lehtësisht se kritere të tilla të stigmatizimit të etnive, territoreve, racave, religjioneve, ekzistonin në Beograd në vitet e 90-ta gjatë regjimit të Millosheviqit, të cilat çuan në luftra pasojat e të cilave i dimë të gjithë. Kritere të tilla sot mund të jenë akoma në Beograd të ngulitura në mendjet e stagnuara të ndonjë bashkideologu të tij por jo në mendjet e kolegëve dhe profesorëve, të paktën të atyre me të cilët kam pasur rastin të bashkëbisedoj.
Monstrumi austriak Juzef Fricl i cili për dekada kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tijë, nuk e bëri asnjë intelektual Vjenez që të stigmatizoj të gjithë regjionin e Braunaus. Kjo ngjarje e tmerrshme nuk ndikoj as tek unë që të mos dëgjoj më "An der schönen blauen Donau" ("Mbi Danubin e bukur") të Johan Shtrausit, e as që të mos lavdroj më Shjefan Dom-in madhështor apo të marë inat lulet e kupshteve të pafunda të "Schonbrunn"-it. Për këtë, vrasja e shkaktuar nga një vrasës ordiner në Shkodër nuk guxon të na privoj nga kënaqësija që na ofrojn kompozicijonet e Prenk Jakovës, Çesk Zades e Avni Mulës, vargjet e Fishtës, Migjenit e Martin Camajt, apo tablot e Kolë Idromenos, Kel Kodhelit, Andrea Kushit, e shumë të tjerëve.
Nuk mendoj se është gjykim i drejt i një arkitekti konstatimi i "mungesës së sensit estetik të popujve oriental" marrë parasysh se veprat si: Taxh Mahalli, Xhamija Blu, Xhamia në Kordoba, Xhamia e Madhe në Damask, veprat e mjeshtërve të papërsëritshëm të kaligrafisë dhe miniaturës, si dhe poezitë e Rumit si dhe “Rubairat” e Omar Khajamit, i takojnë pikërisht këtij civilizimi.
Në mejsjetë në zemër të Europës, kisha me veprimet e saja errësoi shekuj të tërë duke ekzekutuar mendjet më të ndritura të kohës, por kjo nuk bëri që Europa të stigmatizoj krishterimin në tërësi. Vetëm pak vite më parë ushtarë të “bekuar” nga kisha Ortodokse Serbe ekzekutuan në Srebrenicë mbi 7000 njerëz të pafajshëm dhe kjo nuk bëri që të stigmatizohet e gjithë ortodoksia.
Duke qenë se intervista e z.Velo kishte të bënte me një gjykim personal të tijë mbi çështje të caktuara, do të doja që edhe unë shkrimin tim t'a përfundojë me një gjykim personal mbi të njëjtat çështje. Unë personalisht kam shumë miqë jugor, veçanarisht vlonjat, dhe në bazë të rrespektit që kam për ta edhe djalin tim të parë e kam pagëzuar Lab, por me asnjërin prej tyre as nuk kam ndërtuar as nuk kam prishur marrëdhënije duke marrur për bazë të bëmat e Zani Çaushit.
Opinion i botuar nëkohë...