Arifi takon ambasadorin turk, shkolla fillore në Tërnoc hapet më 2 shtator
Lokale

Arifi takon ambasadorin turk, shkolla fillore në Tërnoc hapet më 2 shtator

05.Jul.2013 15:17
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi,  është pritur sot në Beograd nga ambasadori i Turqisë në Serbi, Mehmet Kemal Bozay. Gjatë takimit janë biseduar tema të shumta e në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe atë infrastrukturor. Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që Shkolla Fillore “ Muharrem Kadriu “, në lagjen e strukarëve në Tërnoc,  të hapet solemnisht  më dy shtator të këtij viti. Përveç gëzimit të madh që do të paraqesë  ky akt për nxënësit dhe prindërit e tyre, padyshim se me këtë bien poshtë akuzat e një pjese të opozitës se po politizohet me hapjen e godinës së re të kësaj shkolle. Në bisedë e sipër, Ambasadori Bozay i ka premtuar kryetarit Arifi se në solemnitetin e hapjes së objektit shkollor pjesëmarës do të jenë edhe një numër i konsiderueshëm i biznismenëve nga Turqia të cilët kanë shprehur intresimin të investojnë në Luginë të Preshevës. Gjatë këtij takimi , kryetarit Arifi i’u bë e ditur se Qeveria turke do të vazhdojë të investojë edhe më tej në objektet infrastrukturore të komunës së Bujanocit. Me këtë rast,  përparësi e veçantë do t’i jepet arsimit dhe shëndetësisë. Diplomati turk, Bozay, dhe kryetari Arifi, janë ndalur veçmas në zhvillimin ekonomik. “ Pozita e volitshme gjeografike e komunës së Bujanocit është një pikënisje interesante e kompanive turke për të investuar në këtë pjesë të Evropës”, vlerësuan ata. Në bisedën e sotme,  nuk janë lënë anash edhe temat politike. Kryetari Arifi e njoftoi ambasadorin turk për situatën politike dhe të sigurisë në Luginë, posaçërisht me përgatitjen e dialogut mes përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës dhe zyrtarëve të qeverisë në Beograd. Në këtë drejtim, Arifi mori përkrahje të fuqishme nga ambasadori turk i cili e përshëndeti këtë nismë duke e vlerësuar dialogun si mjet të vetëm të zgjidhjes së problemeve. [caption id="attachment_22888" align="alignleft" width="300"]Nagip Arifi, kryetar i komunes se Bujanocit Nagip Arifi, kryetar i komunes se Bujanocit[/caption] Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit,Nagip Arifi,  ambasadori turk  i’a ka përcjellë  edhe  përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë qeverisë turke të kryesuar nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan. “Reformat e realizuara nga qeveria turke dhe avancimi zhvillimor në të gjithë sferat e jetës, janë shembull që duhet ndjekur çdo qeveri “, është shprehur me këtë rast kryetari Arifi. Po gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit ka qëndruar edhe në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor ku u diskutua lidhur me planin urbanistik të komunës së Bujanocit.
Bujanoci në prag të organizimit të "Forumit të Biznesit"
Të rinjët e Luginës kryen me sukses kursin e gjuhës serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration