Bujanoci në prag të organizimit të "Forumit të Biznesit"
Lokale

Bujanoci në prag të organizimit të "Forumit të Biznesit"

05.Jul.2013 15:27
0
[caption id="attachment_64682" align="alignleft" width="300"]Nexhat Behlulit, koordinator për ndërmarrje të vogla e të mesme ne Bujanoc Nexhat Behlulit, koordinator për ndërmarrje të vogla e të mesme ne Bujanoc[/caption] Kanë nisur përgatitjet për organizimin e “ Forumit të Biznesit “ në Bujanoc i cili do të ngërthejë në vete veprimtaritë e ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare. Iniciativa për realizimin e këtij forumi është marrë nga zyra për zhvillim ekonomik lokal e komunës së Bujanocit, ndërsa planifikohet që ai të zhvillohet pas përfundimit të pushimeve verore. “ Ideja për mbajtjen e një forumi të biznesit ku do të përshiheshin  të gjitha trojet shqiptare na ka lindur që në fillim të këtij viti, dhe pas konsultimeve me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë jemi akorduar që “ Forumi i Biznesit “ të mbahet në Bujanoc “, thotë Nexhat Behluli, koordinator i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal. Behluli bënë të ditur se këto asociacione ekonomike janë pajtuar që t’i kontaktojnë pronarët shqiptarë të bizneseve në diasporë, me qëllim të ftesës për pjesëmarrje, në mënyrë që ky forum të jetë sa më gjithëpërfshirës. “ Fushat e veprimtarive të bizneseve që do të jenë pjesëmarrës të “ Forumit të Biznesit “ do të përcaktohen  gjatë një takimi të përbashkët i cili do të mbahet së shpejti në Tiranë “, sqaron Behluli, duke shtuar se “ po në këtë takim do të vendoset edhe agjenda e temave që do të diskutohen gjatë forumit “. Sipas Behlulit, ekziston mundësia që një pjesë e punimeve të këtij forumi të shërbejë si një konferencë donatorësh për krijimin e një fondi zhvillimor ekonomik  për komunat e Bujanocit dhe të Preshevës. Në fund, Behluli pohon se koha e saktë e zhvillimit të këtij “ Forumi të Biznesit “ do të përcaktohet së shpejti me çka edhe opinioni do të njoftohet me kohë. Është hera e parë që Bujanoci apo Lugina organizon një forum të tillë dhe i cili do t’i tubojë bizneset e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike dhe të diasporës.
Bujanoci vazhdon të kompletojë infrastrukturën rrugore
Arifi takon ambasadorin turk, shkolla fillore në Tërnoc hapet më 2 shtator
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration