Të rinjët e Luginës kryen me sukses kursin e gjuhës serbe
Lokale

Të rinjët e Luginës kryen me sukses kursin e gjuhës serbe

05.Jul.2013 10:12
0
Stankovic-diploma_620x0Shqiptarë të rinj nga Lugina e Preshevës, që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe dhe me sukses s kanë dhënë provimin, dje atyre në një ceremoni në Bujnaoc u janë dorëzuar diplomat. Shefi i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha në ndarjen e diplomave se njohja e gjuhës serbe mundëson punë në organet shtetërore të Serbisë ështç njohja e gjuhës serbe. ”Obligimi i Qeverisë së Serbisë është që njerëzve që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe t’u mundësohet puna në organe shtetërore në pajtim me kualifikimet e tyre”, tha Stankoviq. Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar Galip Beqiri,i cili ka marr pjesë në ndarjen diplomave, tha se kursi i gjuhës serbe për të rinjtë shqiptarë është i dobisë së madhe për ta. Ai i ka propozuar Trupit Koordinues që edhe për serbet në hapësirat e Preshevës dhe Bujanocit të organizohet kursi për gjuhën shqipe për të kuptuar më mirë me fqinjët shqiptarë. Kursi i gjuhës serbe është ndjekur nga më shumë se 300 shqiptarë të rinj, ndërsa me sukses e kanë përfunduar 250.
Arifi takon ambasadorin turk, shkolla fillore në Tërnoc hapet më 2 shtator
Dikoviq: Serbia nuk frikësohet se Kosova do ta ndez Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration