Halimi: Bashkësia ndërkombëtare po i mbyll sytë ndaj diskriminimit në Luginë
Lokale

Halimi: Bashkësia ndërkombëtare po i mbyll sytë ndaj diskriminimit në Luginë

23.Jan.2014 06:45
0
Deputeti popullor në Parlamentin e Republikës së Serbisë, njëherit kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi, ka akuzuar për neglizhencë faktorin ndërkombëtar, derisa mosuniteti i liderëve shqiptarë, sipas tij, është shkak i mungesës së një strategjie të qartë në bisedime me Beogradin. “Për shkaqe pragmatike për t’ia lidhë kryt një problemi shumë më të madh në Kosovë, ku u investu shumë më tepër, bashkësia ndërkombëtare në këto momente është duke i mbyllë sytë ndaj diskriminimit që po bëhet në Luginë të Preshevës”, është shprehur të mërkurën Halimi, gjatë qëndrimit në emisionin ‘Argument Plus’ të TV 21, në Prishtinë. Ai me këtë rast ka thënë se faji i parë është i mosunitetit praktikë në Luginë të Preshevës, si dhe tek mungesa e një orientimi të qartë strategjik që sipas tij është dashtë të vie nga qeveritë në Tiranë e Prishtinë. Halimi, siç transmeton portali Titulli pjesë të kësaj interviste, ka sqaruar se spektri politikë i kësaj ane çysh në kohën e Rambujes ka kërkuar që çështja e problemit të shqiptarëve të Luginës të shtrohet në bisedime. Më pas edhe në bisedimet e Vjenës kur doli dokumenti Ahtisari, po të gjitha këto sipas deputetit janë refuzuar. “Tash këto bisedimet e treta, ku Rezoluta ashtu është e themelume  që nënkupton zgjidhjen e problemeve të njerëzve në rajon, edhe në Kosovë edhe në Serbi. Problemet në Luginë janë edhe më të mëdha se sa i kanë pakicat në Kosovë, mirëpo këtu mjerisht edhe faktori ndërkombëtar shkon me atë logjikën pragmatike”, thekson Riza Halimi. Kryetari i PVD-së theksoi se tash e kemi një manipulim të llojit të vet. Beogradi me sukses arrin ta plason idenë se problemi i vetëm i shqiptarëve në Luginë të Preshevës është që ata ti pranojnë të drejtat për pakicat që i po i garanton Serbia me ligjet e veta, me Kushtetutën e vet, dhe me konventat ndërkombëtare. “Pra, s’ka problem tjetër, vetëm shqiptarët të binden ti pranojnë këto ligje, a në realitet kemi një mosgatishmëri, por edhe për shkak të krizës që kanë, që ti realizojnë qëllimet kryesore nga programi i vitit 2001, zhvillimi ekonomik i Luginës, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore edhe shumë pika tjera që ishin të parapame me programin e vitit 2001, a të cilat nuk i realizoi shteti serb deri në këto momente”, u shpreh Halimi, transmeton Titulli. Sipas deputetit të vetëm shqiptarë në Beograd, tani qeveria serbe këtu bënë një lajthitje, duke thënë se problemi qenka te shqiptarët, duke i përdorë disa deklarata të liderëve se zgjidhja e vetme është bashkimi me Kosovën, apo bashkimi kombëtar, ndërsa në anën tjetër i ke shqiptarët që kanë marrë pjesë në dy palë zgjedhje në Serbi. “Serbia i shfrytëzon këto deklarata te faktori ndërkombëtar për të dëshmuar se problemi është te shqiptarët që po bojkotojnë dhe nuk po dojnë me i realizu të drejtat që ne kësaj pakice po ia ofrojmë”, tha ndër të tjera kryetari i PVD-së Riza Halimi./Titulli.com/
Arifi: S’ka më si në 2013-tën, duhet plan dhe vizion (foto)
Preshevarët e liruar, padi shtetit serb (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration