Miratohet kërkesa për hapjen e fakultetit të studimeve Islame në Bujanoc
Lokale

Miratohet kërkesa për hapjen e fakultetit të studimeve Islame në Bujanoc

26.Dec.2017 08:49
0
Në mbledhjen e kuvendit të suprem të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të cilën e kryesoi Mr.Jusuf ef. Spahiq, në mënyrë unanime u miratua kërkesa e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të hapet Qendra e Edukimit të Fakultetit të Shkencave Islame në gjuhën shqipe në Luginë.

Në këtë seancë të kuvendit të mbajtur më 24 Dhjetor morën pjesë nëntë delegatë nga Lugina e Preshevës, në krye me Nexhmedin ef. Saqipi kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), shkruan Titulli.com.

Nexhmedin  Saqipi, i përshëndeti në gjuhën shqipe kuvendarët duke i falënderuar për kontributin e dhënë për realizimin e kërkesë për hapjen e kësaj vatre të arsimimit të lartë.

“Duke e vlerësuar si model i tolerancës dhe mirëkuptimit, kur dihet se Lugina e Preshevës, është një vend me specifika të veçanta e cila pas këtij lajmi të mirë do të reflektoj më shumë në frymën e paqes”, njoftohet nga qendra për informim pranë BIPBM-së./Titulli.com/

Arifi: Raundi i vetëm i pensionimit politik, vullneti i popullit nuk po rrespektohet?
9 mijë votues ndryshojnë rezultatin në Preshevë, rivotimi i mundshëm më 7 Janar 2018
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration