Arifi: Punën e kryetarit të komunës do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi të plotë
kryetari i sapozgjedhur i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falënderuar qytetarët që votuan për besimin e dhënë.
Ky është spotimi i tij i plotë në facebook:
Të dashur qytetarë të Komunës së Bujanocit, verditki juaj i dhënë me 21 Qershor sot u kurorzua.
Faleminderit për të gjithë ju që besuat në mua dhe Partinë Demokratike për të udhëhequr mandatin e ri 2020/2024 me Komunën e Bujanocit.
Besimi juaj ndaj neve nga sot shëndrrohet në detyrën tonë ndaj juve, për t'ju shërbyer duke bërë punë dhe shumë punë të mira, sepse tani erdhën Ditët e mira, ditë që qytetarët tanë i meritojnë.
Faleminderit edhe për gjithë këshilltarët e Asamblesë Komunale që dhanë votën për zgjedhjen e strukturave të reja Komunale, duke qenë i sinqert dhe i bindur se gjithë vështërsitë s'bashku do t'i tejkalojmë.
Si Kryetar i Bujanocit betohem se këtë detyrë do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi të plotë, pa anime politike, racore, gjinore apo nacionale.
JU BETOHEM!
I juaji përgjithëmon! Nagip Arifi