Nagip Arifi zgjidhet kryetar i komunës së Bujanocit(video)
Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc në rrethana të jashtëzakonshme në seancën e parë të kuvendit komunal për kryetar të komunës së Bujanocit u zgjodh Nagip Arifi nga Partia Demokratike dhe për zëvendës kryetar komune Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik.
Vlen të theksoi se në seancën konstituive morën pjesë edhe këshilltarët e listave serbe dhe rome që përbëjnë së bashku 15 këshilltarë në kuvendin komunal nga 41 sa ka gjithsejtë, shkruan Titulli.com.
Më 17 korrik në selinë e PD-së është nënshkruar marrëveshja për koalicion mes 4 subjekteve shqiptare PD, PVD, LPD dhe APN për të formuar shumicën në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit të cilët numërojnë 25 këshilltarë./Titulli.com/