Komisioni Republikan Zgjedhor certifikon me numrin rendor 18 listën e PVD-së për zgjedhje parlamentare
Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi ka certifikuar listën e Partisë për Veprim Demokratik për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare me numrin rendor 18, njofton Titulli.com.Lista “Partia për Veprim Demokratik – Ardita Sinani” ka tetë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Serbisë.
Bartëse e kësaj liste është Ardita Sinani, kryetare e PVD-së në Preshevë, ndërsa kandidati i parë në listë është Fatmir Hasani, profesor i kimisë nga Bujanoci.
Në këtë listë janë, sipas renditjes Driton Rexhepi dhe Afërdita Mustafa nga Bujanoci, si dhe Ardita Saqipi, Esat Sejdiu, Liridon Kamberi dhe Fetije Bajrami nga Presheva./Titulli.com/