Partia Demokratike e Nagip Arifit ka shënuar sot përvjetorin e dytë të themelimit të partisë shqiptare e cila po udhëheq komunën e Bujanocit.
Simpatizues, anëtarë, miqë të ndryshëm, përfaqësues të jetës politike, fetare e shoqërore në Luginë morrën pjesë në shënimin e këtij përvjetori i cili është organizuar në ambientin e hapur të restorant Rozafa në Bujanoc.
Gjatë këtij manifestimi Partia Demokratike ka promovuar sfidat të cilat ka kaluar deri tek rezultatet e sotme dhe se kjo parti ka marrë një përgjegjësi të madhe për t’u përballur me të gjitha problemet që e preukopojnë qytetarin e komunës së Bujanocit.
PD ka vlerësuar se përmes këtij përvjetori po ndërtohen edhe relacione të reja të komunikimit të qytetarëve dhe vendimarrësve në politikë.