titulli.com
Lokale

Arifi në konferencën e Zagrebit dhe përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

09.Jun.2013 15:48
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në aktivitete në Kroaci e Kosovë. Drejtuesi i kësaj komune multietnike, pjesëmarrjen e ka konfirmur në Prizren e Zagreb. Siç është njoftuar portali informativ Titulli.com, të hënën (10 qershor) Arifi do të marrë pjesë në ceremoninë festive të shënimit të përvjetorit të 135 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse dy ditë më vonë do të udhëtojë drejt Kroacisë. Në shtetin fqinjë që pret anëtarësimin në BE, të mërkurën (12 qershor) do të mbahet kongresi i dytë i Zagrebit, kushtuar zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik lokal në kuadër të regjionit të CEFTA-së dhe më gjerë. Katër shtete do t’i prezantojnë përvojat e tyre në vendosjen e platformës së parë rajonale për përmirësimin dhe harmonizimin e kushteve lokale për afarizëm në kuadër të programit të Certifikimit të komunave me ambient të volitshëm afarist në Evropën juglindore (BFC SEE). Në këtë garim për të fituar certifikatë mbi ambientin e volitshëm afarist në pajtim me standardet regjionale, në një konkurrencë prej 18 komunave nga Kroacia, Bosna e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia, merë pjesë edhe Komuna e Bujanocit. Kjo komunë posedon Certifikatën si ambient i volitshëm për investime dhe në fund të këtij muaji do të bëjë ricertifikimin edhe për dy vitet e ardhshme pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme të kërkuara nga NALED./Titulli.com/
Inxhinierët kinezë vijnë në Bujanoc për kanalin ujor
Arifi: Shqipëria nuk ka bërë sa duhet për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration