Inxhinierët kinezë vijnë në Bujanoc për kanalin ujor
Lokale

Inxhinierët kinezë vijnë në Bujanoc për kanalin ujor

10.Jun.2013 07:30
0
Të armatosur me harta dhe foto aparate inxhinierët kinez kanë regjistruar pikat në rrjedhën e lumit Morava për të cilën kanë vlerësuar se do të mund të jenë ma problematike për hapjen e kanalit Danub-Preshevë-Selanik. kanali-ujorDelegacioni kinez i kompanisë “China Gezhouba Group Corporation” pas dy javë vëzhgimi ka vlerësuar se projekti për ndërtimin e kanalit ujor “Morava” – “është i realizueshëm edhe pse ekzistojnë pengesa të caktuara infrastrukturore të cilat mund të zgjidhen”. Reporterët e gazetës “Novosti” i janë bashkuar ekspertëve kinez në etapën e fundit të testimit të lundrueshmërisë në Moravë. “Nga Nishi deri në Bujanoc së bashku kemi vëzhguar rrjedhën e Moravës së Jugut përmes tokës pasi përmes lumit ende nuk mundet”, shpjegojnë reporterët, citon Titulli. “Morava e Jugut  është e vogël, mirëpo ky projekt është i madh edhe për standardet tona”-përgjigjet Huang Ling, njeriu i parë i delegacionit të kompanisë kineze. “E dimë se ideja ka ekzistuar edhe para njëqind viteve, mirëpo teknologjinë të cilën sot e disponojmë, atëherë nuk e kishim”.   Teknikisht është e realizueshme, mirëpo pyetja themelore është - sa shpaguhet ? Sipas inxhinierëve kur të përfundohen analizat e detajuara dhe të vërtetohet se sa shpaguhet ky projekt, atëherë do të mund të sjellim një vendim për pjesëmarrje në këtë projekt. “Për disa javë qeverisë suaj do t’ia dërgojmë draftet e para dhe duke marrë për bazë përgjigjen e tyre do të flasim për hapat e mëtutjeshme”, thotë Ling. I pyetur për kohën që do të kërkojë ndërtimi i këtij kanali ujor deri në detin Egje përmes Selanikut në Greqi, drejtuesi i kompanisë kineze tha se në këtë rast koha matet me para. “Koha në këtë rast matet me para. Nëse vlerësohet se ka interesim dhe investohet një shumë e konsiderueshme e të hollave, puna mund të kryhet edhe për pesë vite, mirëpo mund të zgjatë edhe njëzetë, tridhjetë...”, thotë Ling./Titulli.com/
Halimi: Status të njëjtë me serbët në Kosovë
Arifi në konferencën e Zagrebit dhe përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration