Arifi: Shqipëria nuk ka bërë sa duhet për Luginën
Lokale

Arifi: Shqipëria nuk ka bërë sa duhet për Luginën

09.Jun.2013 12:31
0
Qeveria e Shqipërisë edhe pse ka obligim kushtetues ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptarë, deri më sot ka bërë shumë pak I pari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë qëndrimit në TV Spektri tha se Shqipëria nuk ka bërë sa duhet për shqiptarët e Luginës. “Kur ka mund Qeveria e Shqipërisë të ndajë rreth 400 mijë euro për Graçanicën, pse nuk mund të bëjë një ndihmë për maternitetin e Preshevës apo për ndërtimin e një shkolle këtu në Komunën e Bujanocit, ndërtimin e ndonjë ambulance në fshatrat shqiptare apo asfaltimin e rrugëve”, ka thënë mes tjerash kryetari i kësaj komune, citon Titulli. Arifi mbetet me shpresë se në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë, ndërsa për angazhimin e Kosovës, sidomos me aprovimin e Rezolutës për Luginën, mendon se ky shtet do të bëjë më shumë për shqiptarët e kësaj ane. “Tash Kosova ka mundësi. Përveç që ka aprovuar Rezolutën besoj se shumë shpejt do të stabilizohet gjendja në veri dhe në këtë drejtim Qeveria e Kosovës ka mundësi më shumë t’i ndihmojë shqiptarë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës pasi fizikisht jemi afër”, është shprehur kryetari i Komunës së Bujanocit. Kuvendi i Kosovës për herë të parë në historinë e saj ka aprovuar një Rezolutë për Luginën. Miratimi i Rezolutës për më shumë të drejta të shqiptarëve është pritur mirëpritur si nga spektri politik, njashtu edhe nga popullata shqiptare e tri komunave të Luginës./Titulli.com/
Arifi në konferencën e Zagrebit dhe përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Reportazh: Stambolli, një pritje vëllazërore..?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration