Lokale
Arifi në iftarin e ambasadës së SHBA-së
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot do të marr pjesë në iftarin e organizuar nga ambasada e SHBA-së në Beograd.
Me këtë rast, kryetari Arifi parashihet të zhvilloj një bisedë të shkurtër me nikoqirin e organizimit, ambasadorin amerikan, Michael Kirby.
Veç tjerash, njeriu i parë i komunës së Bujanocit në agjendën e tij ka paraparë të takoj dhe homolog nga komunat e Sanxhakut si dhe përfaqësues të ndryshëm politik të cilët do të jenë pjesë e iftarit të sotëm.
Poashtu, kryetari Arifi gjatë mbrëmjes do të këmbej biseda edhe me një sërë diplomatësh të shteteve të botës islame të akredituar në Beograd.
Ambasada e SHBA-së tradicionalisht në muajin e shenjtë të Ramazanit organizon iftarin për besimtarët mysliman ku janë të ftuar edhe diplomat të huaj dhe politikan vendor./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!