Zjarr i qëllimshëm në Preshevë?
Lokale

Zjarr i qëllimshëm në Preshevë?

25.Jul.2013 16:45
0
Familja Hyseni nga Presheva është viktimë e zjarreve të qëllimshme në Preshevë. Mbrëmë qëllimisht para shtëpisë së Fazli Hysenit është vënë zjarr dhe u janw shkaktuar dëme të mëdha materiale.  Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur edhe Shtabi komunal për Situata të Jashtëzakonshme të cilët e kanë verifikuar rastin për dëmet e shkaktuara. Nga ky zjarr janë djegur dyert e oborrit dhe i tërë ushqimi i bagëtive që ka qenë, pasi kjo familje ekzistencën e vetme e ka nga bagëtia, raporton Titulli. I dëmtuari nga kjo ngjarje Fazli Hyseni akuzon drejtpërsëdrejti fqiun  e tij Baftjar Halimin. [caption id="attachment_81670" align="alignleft" width="300"]Fazli Hysenit Fazli Hyseni[/caption] Ai thotë se menjëherë pasi është vënë zjarri ka qenë vet djali i vëllait të Baftjar Halimit që i ka thënë se xhaxhai i tij e ka ndez zjarrin. Ai ende nuk i din arsyet dhe motivin se pse e ka bërë këtë akt, por pranon se si fqinjë nuk qëndrojnë mirë. “ I njëjti person në vitin 2001 i ka vënë flakën në shtall të kafshëve, në të cilën në atë kohë janë djegur 102 dele dhe objekti ku kanë qëndruar ato. Ndërsa para 3 muajve i njëjti person pra Baftjar Halimi edhe pse me raporte jo të mira fqinjësore ka hyrë me dhunë në shtëpinë e vëllait të Fazliut, ndërsa në ato momente kanë qenë fëmijët në shtëpi dhe janë frikësuar. Për atë ngjarje dëshmitarë janë edhe policia, pasi e kanë evidentuar rastin”, tha  Fazli Hyseni.  Nga flaka e zjarrit ka pësuar edhe rrjeti energjisë elektrike e më pastaj edhe një veturë. Fazli Hyseni apelon tek organet kompetente që autori sa më shpejtë të dënohet për këtë vepër, pasi atij dhe familjes u janë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe me kushte që ka nuk mund ti kompensojë./Titulli.com/  
Arifi: Nuk do të ketë më privatizim pa një proces transparent
Arifi në iftarin e ambasadës së SHBA-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration