Arifi: Kuvendi i Bujanocit anashkalon materialin në gjuhën shqipe
Në seancën e kaluar të mbajtur të parën pas pushimeve të verën është debatuar mes opozitës dhe pozitës, dhe “molla e sherrit” ishte mungesa në fillimin e seancës të një pjese materiali në gjuhën shqipe që kishte të bënte me raportin mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të komunës së Bujanocit për periudhën janar – qershor 2019-të.
Kreu i PD-së, Nagip Arifi para këshilltarëve komunal deklaroi se një pjesë e mirë e këshilltarëve kishin mungesën e në gjuhën shqipe të hyrave të 6 mujorit të parë dhe si të tillë tha ai është e pa mundur të analizohet. Duke kërkuar që të shtyen pika një dhe dy, por gjë që s’ndodhi pasi pozita nuk ja miratoi propozimin.
Ndërsa kreu i Kuvendit Komunal, Adnan Salihu theksoi se nuk ka mundësi që të kenë materiale të ndryshme këshilltarët komunal, por në fund sqaroi se është bërë lëshim nga shërbimi Kuvendit dhe pak kohë më pas materiali në fjalë iu dha këshilltarëve shqiptarë
“Kërkojmë që pika e parë e rendit të ditës të shtyhet për një seancë tjetër për shkak se materjali nuk është i kompletuar. Sepse nga 74 nene janë të përkthyera diku 7 apo 8. I gjithë materjali është në gjuhën serbe, pos asaj është edhe kopi – paste. Dhe propozimi i dytë është që edhe pika e dytë të shtyhet, sepse në raportin të cilin e kemi marrë këshilltarët e PD-së nuk kanë raport për të hyrat që ka pasur komuna e Bujanocit për 6 mujorin e parë dhe për ta analizuar këtë raport këshilltarët duhet të kenë edhe buxhetin e vitit 2019-të. Pash disa këshilltarë serb që kanë raportin e kompletuar. Unë po flas për PD-në, raporti nuk është komplet” – Nagip Arifi.
“Ajo çka tha për rregulloren është e vërtet që juve muk ju ka ardh materjali, po na tash e kemi përgaditë dhe e kmi përkthy dhe e merrni tash. Kurse për pikën e dytë unë mendoj se çdo këshilltarë e ka marrë materialin e njëjtë, nuk besoj se ka ndodhë. Ndoshta në përkthim ka mund me pas ndonjë dallim” – Adnan Salihu.
“Dokumenti nuk është as në shqip as në serbisht.Mund ta shikosh kryetar i Kuvendit ja materjali im ja materjali i këshilltares serbe. Të gjithë këshilltarët e PD-së nuk e kanë materjalin. Asnjë këshilltarë shqiptarë nuk e ka materjalin. Atëherë duhet me u shty” – Nagip Arifi.
“Nëse është ashtu siç po thu atëhere shërbimi i Kuvendit ka bërë gabim. Nuk është e qëllimshme. Kjo është lëshim i shërbimit të Kuvendit: - Adnan Salihu.
“Kuvendi komunal me ligj është i obliguar me që këshilltarët të i njoftoj për të hyrat dhe harxhimet për 6 mujorin e parë, 9 mujorin dhe vitin kalendarik. Ky nuk është material i kompletuar, nëse edhe kryetari i Kuvendit nuk e ka materialin si mund të debatojmë ne për atë pikë. Është e vërtet që se ndryshojmë dot, por kemi të drejtë të njoftohemi. Për 6 mujorin e parë shumica e këshilltarëve nuk i ka. U vërtetua që se kemi raportin për 6 mujorin e parë, pra të hyrat” – Nagip Arifi.
“A mendoni është bërë me qëllim apo si lëshim?” – Adnan Salihu.
“Nuk e di, ju jeni kryetari i Kuvendit. Juvve ju takon ta analizoni” – Nagip Arifi.