Lokale
LMT nuk i harron tërnocasit, ndanë ndihma për 21 familje (foto)
Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, Lidhja e Mërgimtarëve Tërnocas (LMT), ka bërë ndarjen e 21 pakove të ndihmave familjeve në nevojë.
Anëtarët e shoqatës Lidhja e Mërgimtarëve Tërnocas me seli në Zofingen të Zvicrës sot janë solidarizuar me 21 familje të këtij vendbanimi shqiptar.
Kryetari i LMT-së Sami Fejzullahu së bashku me përfaqësuesit e kësaj shoqate si dhe anëtarët e Bashkësisë Lokale të Tërnocit ka bërë ndarjen e pakova, të cilat përveç gjërave ushqimore përmbanin edhe produkte sanitare.
“Pakot që sot po i ndajmë janë mjete të grumbulluara nga anëtarët e LMT-së në mënyrë që sado pak të lehtësojë gjendjen e rëndë të bashkëvendësve tanë”, i tha Titullit kryetari i shoqatës Sami Fejzullahu.
Ai njëherit me vetë iniciativë, çdo familje që i takonte pakoja me ndihmë i jepte edhe nga 1.000 dinarë.
Kjo shoqatë nuk do të ndalet me kaq, pasi e njëjta gjatë ditës së shtunë do të bëjë ndarjen edhe të kovertave me nga 50 franga zvicerane për 27 persona me aftësi të kufizuara që jetojnë në Tërnoc.
LMT në këtë aksion humanitarë për pakot dhe ndihmat në të holla, ka ndarë mbi 2500 franga zvicerane./Titulli.com/
__________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!