Ish shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Roberto Montella emërohet sekretar i përgjithshëm i AP të OSBE-së Foto: www.oscepa.org
Lokale

Ish shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Roberto Montella emërohet sekretar i përgjithshëm i AP të OSBE-së

06.Jan.2016 10:44
0
Shefi i parë i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, diplomati italian Roberto Montella, është emëruar sekretar i përgjithshëm i Asamplesë Parlamentare të OSBE-së, me seli në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.

“Unë kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës në përpjekje për të ndërtuar ura ndërmjet dy palëve të konfliktit në Evropën juglindore. Konsideroj se krijimi i harmonisë dhe ndërmjetësimi në dialog do të jetë prioritet në punën time”, ka thënë Montella.

Montella është i njohur për opinionin në Luginën e Preshevës pasi ka dhënë një kontribut të veçantë në dy projekte të rëndësishme për shqiptarët e këtij rajoni pas përfundimit të konfliktit.

Bëhet fjalë për zgjedhjet e para demokratike në komunën e Bujanocit në vitin 2002 kur shqiptarët për herë të parë morën pushtetin lokal dhe për projektin e policisë multietnike.

Roberto Montella pas Bujanocit, ka ka punuar gjatë viteve 2001 – 2003, ishte transferuar në misionin e OSBE-së në Beograd, ndërsa në vitet e fundit ishte në Vjenë si drejtor ekzekutiv në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Ai gjithashtu ka punuar në misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë./Titulli.com/

TV "Spektri": Kërcënimet e kryetarit Arifi i deklaruam në polici
Antiq: Pagesa për RTS-në me faturën e janarit për energjinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration