Antiq: Pagesa për RTS-në me faturën e janarit për energjinë
Ministri për energjetikë dhe miniera në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Antiq, ka thënë se pagesa për RTS-në do të vijë me faturën e janarit për energjinë elektrike. Ai ka shprehur besimin që kjo nuk do të jetë pengesë që qytetarët të paguajnë faturat e tyre për energjinë, njofton rts, transmeton Titulli.E di që kjo nuk është e popullarizuar, por unë vërtetë besoj që 150 dinarë për funksionimin e servisit publik nuk do të jenë pengesë e madhe për njerëzit të paguajnë faturat për energjinë elektrike, ka thënë Antiq.
Edhe pse mediumi publik i Serbisë nuk asnjë program në gjuhën shqipe, edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi do të jenë të obliguar të paguajnë taksën për RTS-në.
Sipas ligjit të miratuar në fund të vitit 2015, funksionimi i mediumit publik do të financohet një pjesë nga buxheti i Serbisë dhe një pjesë nga taksa e qytetarëve/Titulli.com/