Ambasadori turk dhe përfaqësuesit e diasporës vizituan sh.k. “Dituria”
Lokale

Ambasadori turk dhe përfaqësuesit e diasporës vizituan sh.k. “Dituria”

05.Sep.2013 11:37
0
Shoqatën Kulturore “Dituria” të martën e vizituan ambasadori i  Republikës së Turqisë Mehmet Kemal Bozaj dhe drejtori i Agjensionit për Diasporë dhe Miqësi me popujt  tjerë Cetin Kurtoglu. Nikoqirët delegacionin e lartë turk  e njoftuan me historikun dhe aktivitetin e Shoqatës Kulturore “Dituria”. Ishte mendim i përbashkët që vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror turk në  Luginë të Preshevës në të ardhmen do të duhej të intensifikohen edhe më  shumë. Në rend të parë për shkak te lidhjeve historike dhe trashëgimisë kulturore identike, që nisin me prezencën e Perandorisë Osmane në trojet tona, pastaj edhe  për shkak të lidhjeve fisnore që i ka ruajtur komuniteti shqiptarë  i shpërngulur në Turqi me vendlindjen e tyre, si dhe për shkak te rolit dhe rëndësisë gjeopolitike dhe gjeostrategjike që ka Lugina e Preshevës në rajon dhe më gjerë. Stafi i shoqatës i njoftoi mysafirët gjithashtu për nevojën e ngritjes së nivelit të arsimit në Luginë dhe për interesimin që shprehin studentët nga Lugina e Preshevës për të vazhduar studimet në Universitetet e Turqisë. Në këtë drejtim mysafirët u njoftuan se nga studentët që kanë aplikuar nga lokalet e shoqatës këtë vit për të studiuar në Turqi, nëntë prej tyre janë pranuar. Në të ardhmen do të shikohet mundësia për të rezervuar një kuotë të caktuar për studentët e Luginës së Preshevës që dëshirojnë të vazhdojnë studimet deri diplomike dhe pas diplomike në Turqi. Drejtorit të Agjensionit për Diasporë dhe Miqësi me popujt tjerë, Kurtoglu, nga ana e shoqatës iu shpreh një falënderim për kujdesin e treguar ndaj një grupi të nxënësve që u financuan nga ky agjension për ta vizituar Ankaranë, Konyan dhe Stambollin. U diskutua  edhe gjendja e rëndë që mbretëron në Luginën e Preshevës si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, avancimi i të drejtave shqiptare në nivel të statusit të tyre juridik dhe politik. Gjithashtu u diskutua edhe për nevojën që ka Lugina e Preshevës për të pasur një studim nga i cili do të dilte një program zhvillimorë ku do të piketoheshin prioritetet ku do të mundë të investonin bizneset turke, njofton shërbimi për informim i Shoqatës Kulturore “Dituria”./Titulli.com/
Arifi takim me përfaqësuesit e OKB-së për kthimin e Malësisë së Bujanocit
Dy paralele më pak në shkollën fillore në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration