Lokale
Dy paralele më pak në shkollën fillore në Preshevë
Numri i vogël i nxënësve ka bërë që në shkollën më të madhe në Preshevë, në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” të shuhen dy paralele. Në këtë shkollë, këtë vit në klasën e parë janë regjistruar 165 nxënës.
Fenomeni i rënies së numrit të nxënësve në masë të madhe po prek edhe Preshevën, ku kjo vërehet në shkollën më të madhe të saj.
[caption id="attachment_86809" align="alignleft" width="300"] Drejtoresha, Besa Sahiti[/caption]
Kjo shkollë fillore këtë vit do të ketë dy paralele më pak se vitin e kaluar. Këtë shqetësim e ka shprehur sot drejtoresha e këtij institucioni arsimor Besa Sahiti.
Ajo thotë se në bankat shkollore këtë vit janë ulur afër 165 nxënës. “Duke krahasuar numrin e nxënësve të klasave të para me ato të viteve të kaluara vërehet dukshëm një rënie e fëmijëve që regjistrohen për herë të parë në shkollë”, u shpreh Sahiti, raporton Titulli.
Ajo shton se numri i nxënësve është duke rënë si pasojë e migrimit të qytetarëve me familjet e tyre në Evropën perëndimore.
Sipas Sahitit, thuajse çdo vit është duke u zvogëluar numri nxënësve dhe gjithashtu gati çdo vit vie deri te shuarja e ndonjë paralele.
Por, nga ana tjetër procesi mësimit në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” ka filluar ashtu siç ka qenë e paraparë. Në objektin shkollor janë kryer investime ku janë rinovuar disa pjesë të shkollës.
Këtë vit në komunën e Preshevës numri i përgjithshëm në të gjitha shkollat është 3765 nxënës, ndërsa prej tyre, 350 nxënës kanë filluar mësimin në klasën e parë. Komuna e Preshevës numëron gjithsejtë 8 shkolla./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!