Në Preshevë refugjatët presin zgjidhjen e statusit të tyre
Lokale

Në Preshevë refugjatët presin zgjidhjen e statusit të tyre

06.Apr.2016 10:42
0
Dita e parë e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Turqisë për deportimin e emigrantëve nga Greqia në Turqi, në Qendrën e pranimit në Preshevë, ku aktualisht janë duke qëndruar rreth 600 refugjatë, po kalon në paqartësi rreth fatit të tyre, ka njoftuar Radio Evropa e Lirë, transmeton Titulli.com.

Në kampin e Preshevës situata është e qetë dhe pa incidente, ndërsa në anën tjetër të kufirit në kampin fqinj të Tabanocit gjendja është më e komplikuar për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme për akomodim dhe këmbëngulësisë së refugjatëve për të kaluar kufirin serbo-maqedonas.

Në Qendrën e pranimit në Preshevë, në mesin e 628 refugjatëve, që gjenden aty prej fillimit të muajit mars, më së shumti ka shtetas të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, të cilët nuk kanë kërkuar azil në Serbi.

Valon Arifi nga Zyra për të rinj në Preshevë ka thënë për REL që shumica e refugjatëve akoma nuk e dinë që ka filluar zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, por që shumica janë të brengosur për statusin e tyre, dhe që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Serbi, përcjell Titulli.com./REL/

A duhet të mobilizohet diaspora e Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 24 prillit
Kafeneja në Preshevë, ku aty gjithçka është falas (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration