Anamarova e harruar nga institucionet e Kosovës
Vështrime

Anamarova e harruar nga institucionet e Kosovës

22.Oct.2012 10:10
0
Proceset dinamike të zhvillimit të jetës bëjnë që disa refleksione të krijohen tek institucionet dhe qytetarët tanë, e të cilat mund të jenë të natyrës pozitive dhe negative, por gjithëmonë Gjilani dhe qytetarët e tij janë treguar njerëz me vlera dhe kanë kontribuar në çdo proces historik, politik dhe kombëtar të shtetformimit.   Shkruan: Burim Haliti & Flamur Hyseni; Ky rajon ka dhënë shumë, nëse e shikojmë në kontekstin historik, ka shume njerëz të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar - shqiptar në ballkan dhe kanë mundësouar që sot ta gëzojmë këtë liri të cilën po e jetojmë, disa nga figurat më të ndritura të kësaj ane: Idriz Seferi, Ramiz Cernica, Mulla Idriz Gjilani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Agim Ramadani dhe shumë e shumë të tjerë. Gjilani dhe qytetarët e tij, kanë vlera të  mirëfillta jo vetëm kmbëtare por edhe evropiane, sepse në Gjilan më shumë se kudo tjetër gërshetohen kultura dhe civilizime të ndryshme, për shkak të asaj se një pjesë e madhe e këtij rajoni janë në botën perëndimore, e të cilët po dëshmohen në sport, kulturë, si anëtarë akademie evropiane të arteve, shkencë, dhe për shkak se në Gjilan jetojnë jo vetëm shqipëtarë por edhe komunitete tjera dhe gjithëmonë Gjilani është shquar për tolerancë fetare dhe etnike. Gjilani ka pasuri tokësore, ekonomike, kulturore, sportive, bujqësore, biznesore, intelektuale, shkencore dhe qytetare. Poashtu edhe nga regjistrimi i popullsisë dhe publikimi zyrtar i statistikave për popullatën gjilanase del se është mjaft e avancuar në aspektin e edukimit dhe shkollimit të ulët, të mesëm, universitar dhe akademik. Nga statistikat e fundit të regjistrimit të popullsisë që janë bërë vitin e kaluar (2011) dhe të publikuara zyrtarisht para pak ditësh Gjilani me 90.178 banorë, ka 36 doktorë shkence, 17 janë në procedurë të përfundimit të studimeve të doktoraturës, dikça më mirë se komunat tjera (përjashto Prishtinën), 415 kanë të përfunduara studimet pasuniversitare (magjistraturë dhe master) dhe mbi 4400 janë që e kanë të përfunduar shkollimin universitar (Bachelor). Gjilani – Karadaku - Anamorava sot ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje institucionale, sepse është një rajon i cili ndërlidh shumë interesa të ndryshme të qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në tri shtete (Kosovë, Maqedoni dhe Serbi) dhe kjo duhet të ndodhë por në realitet sot ky rajon ka më pak se kurr mbështetje nga institucionet qendrore, lokale dhe lidershipi politik gjilanas, i cili është fokusuar në procese formale – politike se sa në veprime konkrete për interesat e këtij rajoni. Prej përfundimit të luftës e deri më tani Gjilani është nën mëshirën e udhëhqësve politikë lokal gjilanas, të cilët nuk po ja dinë rëndësinë këtij qyteti dhe banorëve të tij, për këtë nuk është fajtore vetëm udhëheqja e tanishme, por të gjitha ata të cilët deri më tani kanë qeverisur me Gjilanin. Për këtë ja vlen të analizohet “loja politike” si bëhet me disa projekte të rëndësishme, ku tentohet të neutralizohet përgjegjësia për dështim duke bartur “fajin” nga lokalja te qendrorja, si shembull mund të na shërbejë manipulimi politik publik me projektin e lumit Mirusha, ku Komuna akuzon Ministrinë, e Ministria Komunën. Zhagitja gati qe tri vite lidhur me Univeristetin publik të Gjilanit, herë me atë 1 tetor e herë me tjetrin 1 tetor, asgjë konkrete deri tani. Cili është interesi i qytetarëve të Gjilanit që sot të kemi raporte jo të mirë të lidershipit gjilanas me udhëheqësit qëndror shtetëror, për këtë dikush duhet të japë llogari, arsyje dhe përgjegjësi, përse të gjithë politikanët e këtij rajoni nuk flasin njëzëri për Gjilanin – Karadakun - Anamoravën, por secili duke i shikuar agjendat e partive të tyre se çka kanë parapa në programet e tyre qeverisese dhe mandej kërkojnë diçka, cili është projekti kapital që është realizuar në këtë rajon dhe që mund ne të mburremi si gjilanas për gjat periudhës qeverisëse 2001 - 2012? Nëse lidershipi ynë rajonal mendon se ne nuk meritojmë më shumë, atëherë me plotë përgjegjësi ju themi se e keni gabim, sepse ky është një nga faktorët kyq që qytetarët e Gjilanit do të dijnë në të ardhmen ti ndëshkojnë ata të cilët hezitojnë të bëjnë diçka për qytetarin e Gjilanit. Ne jemi të vetidjshëm se politika është një lloj arti, ku kërkon menquri, durim, anagazhim permanent, harmonizim interesash, por e dim edhe tjetrën se të merresh me politikë nuk ka vend kokfortësia dhe kryeneqësia, sepse krijon shumë armiq brenda grupit, e kjo tani po i ndodhë Gjilanit, çka është edhe shumë befasuese dhe në disa raste e pa kuptimtë pse po ndodh kjo? Kosova është shtet i thjesht – unik sipas Kushtetutës së saj, prandaj edhe tretmani duhet të bëhet i njëjt ndaj të gjitha komunave. A po trajtohet Gjilani njejt sikur komunat tjera, është vështirë të saktësohet, duhet të thuhet haptas se ku qëndron problemi, te lidershipi lokal, apo te ai qëndror që përfaqëson interesat e këtij rajoni? Ne po vërejmë se problemi qëndron te liderët lokal dhe ata qëndror që përfaqësojnë kë rajon. Ju lutemi nëse është dikund tjetër na thuani ju lider lokal e qëndror të rajonit tonë? Ne si shoqëri gjilanase pothuajse kishim të gjitha postet shtetërore (përveq presidencës), kishim një kryeministër që vinte nga ana jonë por asgjë nuk bëri vetëm se shpenzoi pa kontroll, kishim poashtu zvkryeministër i cili përveq se e popullarizoi vetën asgje nuk bëri për qytetarin e Gjilanit, kishim shumë ministra, deputetë dhe përfaqësues shtetërorë, por Gjilanin nuk e ndihmuan asgjë përveq se luajtën me ndjenjat dhe moralin e qytetarëve gjilanas, duke përjashtuar tentim anagzhimin e disave që pak u vërejtë gjat kësaj periudhe 2001 - 2012. Jo vetëm ata të cilët ishin në pushtet qëndror nuk e ndihmuan Gjilanin, por as ata në nivelin lokal. Qytetari gjilanas është shumë i pakënaqur thuajse në çdo aspekt, duke filliar nga shkolla fillore, ka padrejtësi, shkolla e mesme, jeta kulturore është e nëpërkëmbur (dikur ishte ndër qytetet kryesore të kulturës), jeta sportive (dikur ishte qyteti nr.1 për futboll), politike, sidomos ajo e popullatës aktive e cila si asnjëhere më parë e ka ngritur në debate interne çshtjen pse Gjilani nuk po ecën mirë. Në kë aspekt mjafton ti diskutosh hallet e shumëve që janë aktiv dhe e duan këtë qytet se është i tyre, por jo pse kanë interes. Gjilani dhe qytetarët e tij meritojnë shumë më shumë, meritojnë parajsën por ja që lidershipi politik lokal dhe qëndror nuk po e kupton ketë. Ne po kërkojmë pse nuk po bëhet kjo, pse nuk po ka koordinim mes vendimarrjes lokale dhe qëndrore, pse nuk po ka bashkpunim, pse duhet të ketë individualizëm dhe bajraktarizëm, në stilin se “nuk ka në këtë anë më të menqur se unë”, neve, Gjilanit më së paku i duhet kjo, po të bisedosh me intelektual të shumtë që janë, ata nga kultura e sporti, që të gjithë e kanë këtë mendje, se si duhet tia bëjmë këtij halli se askush nuk merret me Gjilanin seriozisht. Më së shumti po kemi frikë se po humbet durimi nga ata që janë jashtë vendimarrjes, e për besë do ta kemi shumë të vështirë pastaj ti parashikojmë zhvillimet. Anagazhuni më seriozisht për Gjilanin – Karadakun – Anamoravën, se ja keni borgj kësaj ane, së paku ktëtë bëjeni për hatër të vlerave tona kombëtare historike, për hatër të Idriz Seferit, Molla Idriz Gjilanit, Ramiz Cërnicës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Kadri Zekës, Agim Ramadanit, e shumë e shumë të tjerëve që kontribuan në luftë e paqe për interesin dhe të mirën e gjith kombit. Mos harroni, se ne ju kemi bërë të dalluesh nga ne, me të vetmin qëllim që të na ndihmoni dhe rajonin tonë e tuajin ta trajtoni ashtu siç e meriton, tanimë në këtë epokë që po  e jetojmë bashkë, nuk ka vend individi para grupit. Për ate ju edhe të tjerët brenda ditës në zhargonin politik tuajin përmendni me dhjetra herë fjalën Bashkim Evropian. (Autorët janë qytetar gjilanas)
Prijësit e mëhallave shqiptare
Lustrimi historik i figurave preshevare !?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration