Çka po fsheh Këshilli Kombëtar Shqiptar? (Dokument)
Lokale

Çka po fsheh Këshilli Kombëtar Shqiptar? (Dokument)

11.Feb.2015 12:46
0

“Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve” i përbërë nga shtatë anëtarë të Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH), pas një muaji e gjysmë nga kërkesa drejtuar organit ekzekutiv për vendimet e saj, ende nuk ka marrë informacion zyrtarë.

Portali informativ Titulli.com ka siguruar një kopje të kërkesës së këtij koalicioni drejtuar organit ekzekutiv të KKSH-së për vendimet e marra të deritanishme.

“Me anë të kësaj shkrese ju drejtohemi që të na jepni në formë të shkruar vendimet e organit ekzekutiv në mbledhjet e realizuara deri më tani. Përgjigjen e presim brenda afatit ligjorë të paraparë me rregulloren dhe ligjet e veçanta, në të kundërtën do t’i drejtohemi rrugëve të tjera ligjore”, thuhet në kërkesën e datës 25 dhjetor të vitit të kaluar, që mbanë nënshkrimet e anëtarëve opozitar të KKSH-së.

Siç ka mësuar Titulli.com, kërkesa është bërë me qëllim të zbardhjes së dyshimeve të keqpërdorimeve për shkak të rritjes enorme të pagave të funksionarëve të rinj në Këshillë.

Është për t’u habitur rasti se vet anëtarët e opozitës të cilët duhet të kenë qasje në vendimet e marra të këtij organi, thonë se janë të privuar nga një gjë e tillë.

Gjatë muajit janar, Partia për Veprim Demokratik doli me një reagim ku theksoi se subjektet që kanë marrë drejtimin e KKSH-së pas zgjedhjeve të fundit, kanë siguruar paushalle mujore prej 15.000 deri në 40.000 dinarë, madje edhe rrogë prej 100.000 dinarë për kryetarin e ri të këtij organi.

Derisa, sipas PVD-së, shtatë anëtarët e koalicionit të saj nuk i kanë të siguruara në tërësi mëditjet. /Titulli.com/

Ftesë publike për bizneset nga komuna e Bujanocit
Debat publik në Preshevë: Gjendja e shëndetësisë dhe materniteti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration