Ftesë publike për bizneset nga komuna e Bujanocit
Komuna e Bujanocit, Ministria e Ekonomisë e Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues organizojnë vizitën e ministrit të ekonomisë Zheljko Sertiq, më 13 shkurt në Bujanoc.
Duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimit ekonomik për qytetarët e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Ju ftojmë në takim pune me ministrin Sertiq dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Trupit koordinues, Odës Ekonomike dhe pushtetit lokal.
Në këtë takim, pjesëmarrës do të jenë edhe kryeshefi i rrethit Administrativ të Pçinjës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike, kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë dhe përfaqësuesit e zyrave për zhvillim ekonomik lokal të tre komunave.
Takimi do të mbahet prej orës 14:30 deri në 16:00, në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit në Bujanoc.
Pjesëmarrja e pwrfaqwsuesve tw bizneseve është e rëndësisë për definimin e prioriteteve të zhvillimit ekonomik të komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës si dhe një rast shumë i volitshëm që bizneset lokale t’i paraqesin problemet, pengesat si dhe planet dhe projektet e veta për realizim në këto tri komuna./Titulli.com/