Zvicra porosit Luginën: Punoni, angazhohuni dhe bëhuni kreativ... (video)
Lokale

Zvicra porosit Luginën: Punoni, angazhohuni dhe bëhuni kreativ... (video)

08.Mar.2014 18:40
0
Ambasadori i Zvicrës në Beograd Jean Daniel-Ruch në një intervistë ekskluzive për RTV “Spektri” dhe Portalin Informativ Titulli ka rrëfyer raportet mes këtij shteti dhe popullit shqiptarë të këtij rajoni. Gjithashtu ai ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve  parlamentare dhe rëndësinë që kanë ato për rrugëtimin e përfaqësuesve politik shqiptarë të Luginës. Ruch gjatë intervistës ka rikujtuar kohën e vizitës së tij të parë në fshatin Lluçan të Bujanocit kur ishte konflikti i armatosur mes forcave serbe dhe njerëz të uniformuar në anën tjetër të lumit.  “Që nga ajo kohë unë shoh se ka përparime të dukshme , mirëpo besojë se duhet të punojmë edhe më shumë për të krijuar një klimë të favorshme për biznese dh të punojnë në zhvillimin ekonomik dhe atë social”, tha ambasadori Ruch. Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në procesin e zgjedhjeve parlamentare ambasadori zviceran një mik i shqiptarëve të këtushëm ka sugjeruar që zëri i tyre të dëgjohet në parlamentin e Serbisë dhe njerëzit duhet të dalin të votojnë më 16 mars. “Ata që nuk flasin e heshtin, zëri i tyre nuk dëgjohet në vendin e duhur  dhe nuk janë pjesë e vendit ku flitet për ta. Të flasësh për të drejtat elementare në demokraci është të votojnë dhe qytetarët e kanë këtë mundësi që më 16 mars të shprehin vullnetin e lirë të tyre”, deklaroi mes tjerash Jena Daniel-Ruch. jetoni-skenderi-ambasadori Sipas tij do të ishte ma e vështirë  kur shqiptarët të mos kenë asnjëherë deputet në parlamentin e Serbisë. “Vlerësimi im është se ju do të jeni në gjendje më të keqe po mos të kishit përfaqësuesin e juaj në parlament,  sepse ky rajon do ta kishte më të vështirë t’i bëjë të njohura interesat e shqiptarëve tek faktori vendor në Beograd dhe ai ndërkombëtar”, theksoi Ruch. Ai personalisht mendon se qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 16 marsit do të ketë sfida të ndryshme në gjithë territorin e vet, duke përshirë edhe këtë rajon që nuk dallon shumë nga sfida kryesore e vendin e ajo është ekonomia, ekonomia, ekonomia”, është shprehu Ruch. Ambasadori Jean Daniel-Ruch ka folur edhe për vazhdimin e projekteve direkt edhe indirekt  të qeverisë zvicerane në këtë rajon, mundësin e shfrytëzimit të kapitalit të diasporës shqiptare në Zvicër dhe investimeve të tyre në përkrahjen e zhvillimit ekonomik këtu. Ai ka folur se krijimi i një kreativitet tek njerëzit mundë të ndryshojnë gjërat në të mirë të qytetarëve, por duhet të kenë të qartë se shteti nuk mundë të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik nëse nuk shihet një aktivizim i të gjitha resurseve njerëzore dhe kapitale. Për me tepër shikoni intervistën...
“25 për qind shqiptarë në rrethin e Vranjës, vetëm tre shqiptarë të punësuar në këtë qytet!” (foto & video)
Lirohet nga burgu gjenerali nga Lugina në ushtrinë turke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration