“25 për qind shqiptarë në rrethin e Vranjës, vetëm tre shqiptarë të punësuar në këtë qytet!” (foto & video)
Lokale

“25 për qind shqiptarë në rrethin e Vranjës, vetëm tre shqiptarë të punësuar në këtë qytet!” (foto & video)

08.Mar.2014 22:43
0
[caption id="attachment_110684" align="alignleft" width="300"]Tubimi ne Miratoc Tubimi ne Rahovice[/caption] Partia për Veprim Demokratik (PVD) mbrëmjen e sotme ka zhvilluar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 16 marsit në dy vendbanime shqiptare të komunës së Preshevës, në Rahovicë dhe Miratoc. Fushata e hapur me parullën “Është momenti” është nisur nga nënkryetari i përfaqësisë së PVD-së në Rahovicë Armend Beqiri si dhe këshilltari i këtij subjekti në Kuvendin Komunal të Preshevës Sabri Mehmeti. Të dy këta përfaqësues të PVD-së kërkuan nga elektorati që të marrin pjesë masovikisht në këto zgjedhje për të siguruar të paktën një ulëse në Parlamentin e Serbisë, ku shqiptarët do të ngrenë zërin për padrejtësitë që po i bëhen. [caption id="attachment_110685" align="alignright" width="300"]Tubimi ne Miratoc Tubimi ne Rahovice[/caption] Nënkryetari i PVD-së dhe njëherit kandidati për deputet Shaip Kamberi me këtë rast përveç ftesës që i bëri shqiptarëve që të marrin pjesë në këto zgjedhje të rëndësisë së veçantë, nuk e anashkaloi as rastin e fundit të caktimit të shqiptarëve për të ruajtur kutitë e votimit për interes të Çedomir Jovanoviqit e Sulejman Ugljaninit. Ai kërkoi që votat e shqiptarëve të jepen për shqiptarët dhe jo kandidatëve tjerë që do t’i siguronin ulëse joshqiptarëve në Parlament. Kamberi, gjatë qëndrimit në fshatin Miratoc ndër të tjera foli edhe për kufirin që nuk po hapet e që lidhë këtë vendbanim të Luginës me fshatin Llojan të banuar me shqiptar që gjendet në pjesën e Maqedonisë, raporton Titulli. Kandidati për deputet tha se kjo është hera e dytë që qëndron në Miratoc, pas protestave që ishin mbajtur për hapjen e kësaj pike kufitare të rëndësishme për shqiptarët e Luginës. [caption id="attachment_110686" align="aligncenter" width="640"]Tubimi ne Miratoc Tubimi ne Rahovice[/caption] Nga ana tjetër bartësi i listës së PVD-së Riza Halimi, theksoi numrin e madh të papunësisë tek shqiptarët duke marrë si shembull rastin që në komunat Bujanoc e Preshevë janë të punësuar me dhjetëra serb të komunës së Vranjës, përderisa në këtë qytet me rreth 18 kilometra nga Bujanoci, janë të punësuar vetëm tre shqiptar. [caption id="attachment_110687" align="alignleft" width="300"]Tubimi ne Miratoc Tubimi ne Miratoc[/caption] Halimi nuk harroi të theksoj se këto dy komuna shqiptare në rrethin e Vranjës përbëjnë 25 për qind të popullsisë, përderisa nuk punësohen në këtë komunë. Rasti i fundit që nënvizoi kryetari i PVD-së është punësimi edhe i rojtarëve nga Vranja në Preshevë, duke thënë se në gjykatën e Preshevës katër punëtor janë serb nga Vranjë, thuajse Presheva nuk ka qytetarë të kualifikuar për këtë punë. Halimi duke folur për bojkotuesit e zgjedhjeve parlamentare tha se edhe pse nuk marrin pjesë në këto zgjedhje dy kryetarët e komunave, ai i Bujanocit dhe Preshevës shkojnë në Beograd, duke hyrë në institucionet shtetërore, duke qenë pjesë e tyre dhe duke kontribuar në mbledhjet që ato mbajnë, si në rastin e Trupit Koordinues. [caption id="attachment_110688" align="alignright" width="300"]Tubimi ne Miratoc Tubimi ne Miratoc[/caption] Elektoratin shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, nga Miratoca i ftoi edhe kandidatja për deputete Ardita Sinani si dhe Ridvan Tahiri, këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës. Fushata parazgjedhore e PVD-së do të vazhdojë të dielën në komunën e Bujanocit, në orën 13h në Breznicë dhe në orën 15 në Muhoc./Titulli.com/ [caption id="attachment_110689" align="aligncenter" width="640"]pvd-tubimi-Miratoc-3 Tubimi ne Miratoc[/caption]
Breznicasit të rrezikuar! (foto)
Zvicra porosit Luginën: Punoni, angazhohuni dhe bëhuni kreativ... (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration