Lokale
Lirohet nga burgu gjenerali nga Lugina në ushtrinë turke
Një ish-shef i ushtrisë turke, me origjinë shqiptare nga Lugina e Preshevës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një komplot për të rrëzuar qeverinë turke, është liruar nga burgu në Stamboll.
Një gjykatë lokale urdhëroi lirimin e Gjeneral Ilker Basbug, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë përmbysi dënimin e tij, duke cituar një teknikalitet ligjor.
Gjeneral Basbug, i cili ka qenë në krye të ushtrisë turke nga 2008-2010, u dënua me burgim të përjetshëm në Gusht të 2013-s. Dhjetra njerëz u akuzuan gjithashtu mbi komplotin e pretenduar.
Gjenerali u shpall fajtor se kishte udhëhequr një rrjet të fshehtë të nacionalistëve ekstremistë, të njohur si Ergenekon.
Grupi thuhej se kishte komplotuar për të rrëzuar qeverinë aktuale të partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). Por, Gjenerali Basbug, i cili ka mohuar gjithnjë akuzat, u la i lirë gjatë së premtes, transmeton Titulli.
Ilker Basbug rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës, mirëpo që në disa media turke ende quhet Sanxhaku i Nishit, një krahinë e përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës.
Origjina shqiptare e shefit të ushtrisë turke është publikuar tanimë, me të dhënat shtesë se familja e tij ishte dëbuar në vitet e 50-ta nga një fshat i Luginës së Preshevës.
Familja e gjeneralit Basbug u vendos në fshatin Afyonkarahisar në Turqinë Perëndimore, i cili është i banuar kryesisht nga popullsia shqiptare.
Babai i tij Sulejman Beu ishte një burrë i pashëm me një zotnillëk të paparë që çmohej në Afyonkarahisar.
Nëna e tij Makbulja gjithashtu ishte me origjinë shqiptare nga qyteti i Manastirit, mirëpo e lindur në Afyon. Ilker ka lindur me 1943./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!