Zvicerania dhe slloveni martohen në Preshevë (video)
Lokale

Zvicerania dhe slloveni martohen në Preshevë (video)

04.Jan.2016 22:58
0
Dy aktivistë humanitar Diana nga Zvicra dhe Adisi nga Sllovenia, të cilët u takuan gjatë aktiviteteve për të ndihmuar refugjatët nga Lindja e Mesme, pas një kohe të kaluar së bashku vendosën të martohen në Preshevë, në qytetin ku edhe për herë të parë shfaqën ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Martesa u mbajt në një lokal në Preshevë, ndërsa çifti i sapomartuar dëshironin që ajo të jetë e thjeshtë. Përgatitjet për fillimin e jetës së përbashkët, Diana dhe Adisi i kanë bërë në hapësirën alternative në afërsi të kafenesë. Adisi dhe Diana thanë se punën e aktivistëve dhe ofrimin e ndihmës ndaj refugjatëve do ta vazhdojnë edhe pas kurorëzimit të martesës.

“U takuam në një stendë ku ndihmonim refugjatët. Vendosëm që të martohemi në Preshevë, ngaqë Adisi këtu edhe më propozoi për martesë” u shpreh Diana Hood, aktiviste .

“Jemi tepër të lumtur për këtë martesë, dashuria e tyre është një rrëfim shumë i mirë, ndërsa martesa një ngjarje e bukur. Jemi shumë të kënaqur për këtë” tha Valon Arifi, “Të rinjtë për refugjatët në Preshevë”./Melihate Rustemi.alsatm/

Bora shkakton kaos në rrugët e Bujanocit (foto)
TITULLI shënon 4 vjetorin, Brukseli sfida e ardhshme e promovimit të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration