TITULLI shënon 4 vjetorin, Brukseli sfida e ardhshme e promovimit të Luginës Disa nga fotografitë e realizuara gjatë 4 viteve punë nga TITULLI
Lokale

TITULLI shënon 4 vjetorin, Brukseli sfida e ardhshme e promovimit të Luginës

05.Jan.2016 10:41
0
Medium i vetëm në Luginë të Preshevës që në vazhdimësi përkrah e angazhohet për integrimin dhe avancimin e pakicës shqiptare brenda institucioneve shtetërore, sot shënon 4 vjetorin e themelimit.

Ky portal informativ i themeluar nga një grup i njerëzve të medias po kalon nëpër sfida të ndryshme të funksionimit duke u nisur nga rrezikshmëria fizike e personelit , kërcënimet e ndryshme kibernetike dhe diskriminimet financiare në nivel lokal në Bujanoc e Preshevë.

Gjatë këtyre 4 viteve  punë, Portali Informativ-TITULLI promovon fjalën e lirë duke respektuar etikën e gazetarisë dhe po luan një rol kritik-pozitiv ndaj padrejtësive e shkatërrimit të vlerave të shoqërisë në përgjithësi.

Në aspektin e ngritjes profesionale personeli i këtij mediumi merë pjesë nëpër seminare-konferenca-trajnime që organizohen nga organizata të ndryshme në Serbi, gjithashtu është bashkëthemelues i Qendrës për Zhvillimin e Mediave Lokale në Gjuhën e Pakicave me qendër në Novi Sad dhe Asociacionit të Mediave Online në Serbi.

Duke  i parë zhvillimet politike jo të kënaqshme për qytetarin shqiptarë në Luginë të Preshevës, TITULLI do të vazhdojë fuqishëm punën në luftimin e dukurive negative e të ruaj interesin qytetarë dhe do të mbetet një opozitë e politikës joreale që po udhëhiqet në këtë rajon.

Deri më tani,  TITULLI ka arritur të krijojë një besueshmëri të plotë tek lexuesit dhe partnerët medial të cilët në vazhdimësi i transmetojnë artikujt tonë lokal nëpër  mediat e tyre rajonale e kombëtare në Serbi, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri dhe në këtë mënyrë promovohet edhe rajoni i Luginës së Preshevës.

Sfidat  e ardhshme të Portalit Informativ-TITULLI në fushën e gazetarisë mbeten përballja me spektrin politik e institucionet shtetërore që po prolongonjë zgjidhjen e shumë çështjeve me interes, degradimin e funksionimit të shumë institucioneve arsimore,  monitorimin e  parasë publike në nivel lokal, identifikimi i kërkesave shqiptare dhe  avancimi i pozitës shqiptare në përgjithësi.

Në organizimin e brendshëm të rubrikave-prodhimeve TITULLI do të ketë risi të ndryshme duke u  shndërruar drejtpërdrejt në shërbim të lexuesit-konsumatorit dhe ofruar mundësin për një orientim të drejtë integrues e me perspektivë.

Portali Informativ-TITULLI  vazhdon të përkrahet konsiderueshëm nga Ministria e Kulturës dhe Informimit të Serbisë, Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, Organizata Për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, buxheti komunal i Bujanocit, organizata të ndryshme dhe një pjesë nga marketingu lokal.

Ky medium është privat dhe funksion përmes projekteve të bashkëfinancimit ndërsa të angazhuar në bazë të punës në vepër numëron një personel prej 9 vetave që përfshinë drejtorin menaxhues, kryeredaktorin, gazetar, programer, dizajner, webmaster, kameraman-fotoreporter-montazher dhe prodhon lajme lokale në formë të shkruar-foto-video.

Përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë vitit 2016,  TITULLI me një përkushtim të lartë do të angazhohet për përmirësimin e pozitës së përgjithshme në Luginë të Preshevë edhe atë duke kërkuar bashkëpunim edhe në qendrën evropiane në Bruksel.

TITULLI falënderon lexuesit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë prezantimit të aktiviteteve shoqërore, politike  dhe fton të gjithë që të kontribuojnë në të mirë të këtij vendi.

Vazhdojmë edhe më guximshëm...

Me respekt:  Menaxhmenti dhe Redaksia e Portalit Informativ-TITULLI në Bujanoc

 

 

 

 

 

Zvicerania dhe slloveni martohen në Preshevë (video)
Hungaria ndihmon Vojvodinën me 160 milionë euro, sa ndihmojnë Shqipëria dhe Kosova Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration