Zvicër: Fidan Aliti, preshevari i skuadrës Kuq e Zi
Lokale

Zvicër: Fidan Aliti, preshevari i skuadrës Kuq e Zi

04.Jun.2014 23:07
0
Fidan Aliti me origjinë nga fshati Miratoc i Luginës së Preshevës, edhe pse vetëm 20 vjeç gjatë këtij stinori po shkëlqen si mbrojtës i majtë në Klubin Futbollistik FC Luzern të Zvicrës. “Raiffeisen Super League” është liga më e fortë dhe më cilësore në Zvicër, prandaj pak kush ka besuar që preshevari Aliti, kaq shpejt mund të bëhet shtyllë kyçe e mbrojtjes së Luzernit. Fidani shtatgjatë në radhët e Luzern-it erdhi  nga skuadra “Basel Sport Club Old Boys” që zhvillon gara në “Premiere League Promotion” një Ligë kjo dy-tre shkallë më ultë dhe dukshëm më e dobët se Liga,ku  luan tani Fidan Aliti. Aliti i vetëdijshëm se vetëm me punë mund të arrihet suksesi u tregua i përpiktë në ushtrime, gjë të cilën e diktoi argjentinasi Carlos Bernegger trajner i Luzernit, dhe menjëherë e aktivizoi në njëmbëdhjetëshin e parë. Aliti plot vullnet dhe mjaft energjik që në debutimin e parë në fanellën e Luzernit ka shkëlqyer duke kënaqur të gjithë sportdashësit e klubit të tij të ri. Preshevari Aliti dallohet edhe me krosimet e tij te bukura . Ai përveç evitimit të rrezikut para portës së Luzernit, shpeshherë e furnizon me topa edhe sulmin. Falë lojës së bukur të Fidanit dhe të bashkë lojtarëve  të tij FC Luzerni aktualisht është  pozicionuar në vendin e katërt me 51 pikë të tubuara. Mediet e këtushme qofshin vizive apo të shkruara e veçanërisht ato të sportit duke parë lojën e shkëlqyer të Alitit, dhe top formën e tij po e vërshojnë atë, duke e vendosur në ballinat e tyre. Duhet theksuar se në këtë Klub të Zvicrës, gjermanishtfolëse luajnë edhe tre bashkëkombës të Fidanit. E, ata janë: Jahmir Hyka, Hekuran Kryeziu dhe Haxhi Neziraj. Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, e ka nuhatur shpejt formën e mrekullueshme të Fidan Alitit, dhe me të drejtë e ka orientuar busullën nga ai për ta inkuadruar në skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë./Arif Ejupi/Titulli.com/
Zgjedhjet e Kosovës dhe Luginasit!
Koordinatori dhe “dështuesi” i punësimit të 2.000 qytetarëve të Bujanocit?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration