Lokale
Koordinatori dhe “dështuesi” i punësimit të 2.000 qytetarëve të Bujanocit?!
2.000 vende punësimi ishte njëri prej premtimeve që e solli në pushtet Partinë Demokratike e cila tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga ky premtim nuk ka arrit të përmbush as punësim me numra dyshifror.
[caption id="attachment_123776" align="alignleft" width="300"] Nexhat Behluli[/caption]
Nga shkurti i viti 2012 kanë kaluar dy vite e katër muaj, kur Partia Demokratike, e cila tani udhëheq këtë vend, doli me planin e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturorë të komunës së Bujanocit.
Në këtë plan të koordinuar nga Nexhat Behluli, që tashmë është koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, është premtuar edhe punësimi i 2.000 qytetarëve të komunës së Bujanocit.
Tashmë kur ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit të këtij subjekti që për kryetar të komunës ka vendosur Nagip Arifin, me kontratë të përhershme punësimi është pranuar në marrëdhënie pune një numër shumë i vogël i qytetarëve edhe atë në baza familjare apo ngjyra politike.
Një shifër tjetër kanë fituar punësim të përkohshëm (një vjeçar) në institucione publike e private në bazë të konkursit për praktikant dhe përmes subvencionimit.
Plani i Nexhat Behlulit i aprovuar edhe nga kryetari Arifi jo që nuk po na del i vërtet, por edhe po rrëzon moton e tyre gjatë fushatës “Ne jemi të fjalës”, që sipas punëve të deritanishme të kësaj udhëheqësie, e vetmja që ka mbet nga kjo moto është “Ne jemi”, pasi qytetarët po e shohin këtë udhëheqësi por “fjalën” e tyre për 2.000 vende të punës nuk po e dëgjojnë më.
[caption id="attachment_86801" align="alignright" width="300"] Nagip Arifi[/caption]
Udhëheqësia e tanishme përmes koordinatorit të “njohur” Nexhat Behluli në këtë plan si prioritet kishte vënë bizneset lokale, punëtoritë dhe zejet.
Ai së bashku me grupin punues kishte paraparë tërheqjen e donacioneve, investimeve si dhe kthimin e bizneseve që kanë bartur veprimtaritë e veta në shtetet përreth (afër 15, me mbi 500 persona të punësuar).
Plani i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës i udhëheqësisë së tanishme kishte paraparë edhe ftesën ndaj diasporës të cilës i kishte premtuar se do t’i krijonte kushte të favorshme për investime.
Këto premtime të bëra në broshurën e PD-së nuk po realizohen edhe sot e kësaj dite, ndërsa dëshmitarë më të mirë janë vet qytetarët.
Nëse koordinatori Behluli së bashku me kryetarin Arifi kanë menduar se planin e tyre të punësimit ta zbatojnë “përmes krijimit të vendeve të punës në diasporë”, atëherë plani është zbatuar më shumë se 100 për qind, duke marrë parasysh se një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të kësaj komune nga papunësia dhe kushtet e rënda për jetesë janë shpërngulur në vendet e Evropës Perëndimore duke kërkuar “Azil ekonomik”.
Premtimet e udhëheqësisë të cilat nuk po zbatohen në terren, portali informativ Titulli do t’i paraqesë edhe përmes videove të regjistruara gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2012, me shpresë që kësaj udhëheqësie do t’i kujtohet diçka nga motoja “Ne jemi të fjalës”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!