Zv.ministri Gecaj: Është e dëshirueshme të dëgjohet zëri i shqiptarëve në parlamentin serb (foto)
Lokale

Zv.ministri Gecaj: Është e dëshirueshme të dëgjohet zëri i shqiptarëve në parlamentin serb (foto)

21.Apr.2016 14:10
0
Zëvendësministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj vizitoi sot për herë të parë Luginën e Preshevës, raporton Titulli.com.

Gecaj fillimisht qëndroi në komunën e Preshevës dhe më pas në komunën e Bujanocit, ku u takua me kryetarin e KKSH-së, Jonuz Musliun, kryetarin e komunës, Nagip Arifin dhe nënkryetarin e PVD-së, Shaip Kamberin.

“Apeloj tek institucionet e qeverisë së Serbisë që të krijojnë kushte më të mira për përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, pasi rruga që kemi zgjedh ne, Serbia por edhe krejt rajoni është respektimi maksimal i të drejtave të pakicave”, tha zv.ministri Gecaj pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, njofton Titulli.com.

 “Biseduam për të gjitha çështjet që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo ishte hera e parë që zv.ministri Gecaj viziton Luginën e Preshevës. Shpresoj që në të ardhmen do të shpeshtohen vizitat e zyrtarëve të Kosovës në këtë rajon”, u shpreh kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Pas takimit me Shaip Kamberin, nënkryetar i PVD-së, e cila është partia e vetme që po merr pjesë në zgjedhje parlamentare, zv.ministri Bajram Gecaj tha se “është shumë e dëshirueshme që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në parlamentin serb”.

“Është shumë e dëshirueshme që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në parlamentin e Serbisë. Megjithatë, është Serbia që duhet të krijojë kushte më të mira që shqiptarët të marrin pjesë në këto zgjedhje, pasi në Kosovë ka komunitete që kanë hyrë në parlament me 200-300 vota, ndërsa komunitetit shqiptar në Serbi i duhen 15.000 vota për një deputet”, tha Gecaj.

Shaip Kambeti pas takimit me Gecajn tha që morën premtime nga përfaqësuesi i qeverisë kosovare për një aktivitet më të ngjeshur në të ardhmen në drejtim të Luginës së Preshevës.

“Biseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës, si dhe për nevojën e intensifikimit të raporteve të Luginës së Preshevës me Kosovën në nivel institucional. Morëm premtime nga zv.ministri për një aktivitet më të ngjeshur në të ardhmen në drejtim të Luginës”, tha Kamberi njofton Titulli.com.

Së bashku me zëvendësministrin Gecaj në vizitë në Luginë të Preshevës ishte shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku./Titulli.com/

Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka përmbyllur fushatën parazgjedhore (video)
Tërnoci do të votojë Shaip Kamberin për kryetar të komunës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration