Tërnoci do të votojë Shaip Kamberin për kryetar të komunës (video)
Pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin parazgjedhor të aleancës PVD-UDSH në Tërnoc tregoi se ky vendbanim është me Shaip Kamberin, se Tërnoci është për ndryshime, është kundër përçarjes së shqiptarëve.Në këtë tubim u tha që Tërnoci ka vendosur për ndryshime sepse rinia ka humbur shpresën nga qeverisja aktuale.
Prandaj Tërnoci ka vendosur që kryetar i ardhshëm i komunës së Bujanocit të jetë Shaip Kamberi dhe deputet në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani.
Në tubim u prezantuan këshilltarët komunal të listës PVD-UDSH që vijnë nga fshati Tërnoc.
Kandidati për këshilltar, profesori universitar Lulzim Rashiti para tërnocasve shpalosi programin ekonomik që ofron aleanca PVD-UDSH me të vetmin qëllim, që mjetet e buxhetit t'i kthehen qytetarëve.
Kemi vendosur për ndryshime dhe mbështetja juaj është obligim për ne, tha Ermal Rexhepi, gjithashtu kandidat për këshilltar nga Tërnoci.
Në tubimin parazgjedhor në Tërnoc fjalën e morën edhe kandidati për këshilltar Ragmi Mustafa dhe kandidati për deputet Driton Rexhepi.
Ata ftuan qytetarët të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, duke shtuar që aleanca PVD-UDSH do t;i kthejë dinjitetin shqiptarëve në Tërnoc dhe në komunën e Bujanocit.
Nagip Aliu, përfaqësues i UDSH-së nga Tërnoci, tha se qeverisja aktuale me politikën e saj përçarëse për katër vite ktheu komunën mbrapa për 40 vite.
Kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani tha që përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë avancon të drejtat dhe pozitën e shqiptarëve të Luginës duke marr parasysh që Serbia është në prag të nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.
Bartësi i listës PVD-UDSH dhe kandidati për kryetar të komunës Shaip Kamberi edhe në vendlindjen e tij u prit me duartrokitje dhe entuziazëm të madh.
Kamberi akuzoi qeverisjen aktuale të Bujanocit për përçarje, largim të shqiptarëve nga puna dhe degradim të arsimit.
“Aleanca jonë me UDSH-në ofron qeverisje të ndershme dhe llogaridhënëse, të mos lejojmë që buldozerët e Kragujevcit të rregullojnë shtratin e Lumit në Tërnoc, ndërsa buldozerët e tërnocasve të qëndrojnë përskaj lumit”, tha mes tjerash Kamberi.
Tubimi në Tërnoc ishte tubimi i parafundit parazgjedhor i aleancës PVD-UDSh-Shaip Kamberi.
Tubimin përmbyllës të fushatës aleanca PVD-UDSH do ta mbajë të enjten, më 21 prill, në ora 18h, në sheshin e qytetit në Bujanoc./Titulli.com/
Program parazgjedhor